Presidenti Ilir Meta, i ”Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s - Arbëria News

Presidenti Ilir Meta, i ”Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta viziton, si i ”Ftuar i Nderi”, Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Meta do të mbajë një fjalë mbi rolin kyç të Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanit Perëndimor si dhe kontributin e saj në integrimin NATO të vendeve të rajonit.

Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s në Romë është institucioni më i njohur për mendimin strategjik dhe profesional ndaj çështjeve të rëndësishme të sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike./express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + seven =