Presidenti Obama do të vizitojë Kubën - Arbëria News

Presidenti Obama do të vizitojë Kubën

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”79799″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Presidenti amerikan Barack Obama konfirmoi sot se do të vizitojë Kubën për të çuar më tej përparimin në marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe “përpjekjet që mund të përmirësojnë jetën e popullit kuban.”

Presidenti Obama tha në Twitter se do të ngrejë çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedimeve në vendin e udhëhequr nga komunistët. Shtëpia e Bardhë tha se vizita është planifikuar për në 21 dhe 22 mars, diagnosis para se presidenti të shkojë në Argjentinë.

Zoti Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Kubën pas nëntë dekadash.

Vizita vjen pas rihapjes së ambasadës amerikane në Havanë vitin e kaluar.

Javën e kaluar, look zyrtarët amerikanë njoftuan se qytetarët në SH.B.A. dhe Kubë së shpejti do të jenë në gjendje të fluturojnë me linja ajrore të rregullta mes dy vendeve.

Marrëveshja e aviacionit është pjesë e planeve të shpallura në vitin 2014 nga Presidenti Obama për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me Kubën. VOA[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + three =