Prestigjiozja L’Express thur elozhe për bukuritë dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për bregdetin - Arbëria News

Prestigjiozja L’Express thur elozhe për bukuritë dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për bregdetin

“Shqipëria, sickness perla e re e Ballkanit”. Kështu e ka cilësuar revista prestigjioze franceze L’Express vendin tonë në një artikull të përgatitur lidhur me vendet turistike që duhen vizituar në prag të sezonit turistik të verës, recipe duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë në botë.Në artikullin e saj, prestigjiozja L’Express thur elozhe për bukuritë dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për bregdetin, çka bën që vendi ynë të jetë pas gadiishujve Peloponezë dhe kryeqytetit japonez të Tokios.

Siç thekson revista, në vendin tonë janë të mbledhura bashkë brigjet e bukura greke, liqenet dhe malet zvicerane, fshatra të mbrojtura nga UNESCO si dhe një histori mbi 2500 vjeçare me gjurmët e kulturës romake dhe asaj bizantine.

L’Express fton turistët të mos rrinë pa vizituar Shqipërinë, pasi krahas bukurive sfidon vendet e tjera turistike me çmimet ndër më të ulëtat në Evropë

“Plazhet të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet si në Zvicër, fshatra gdhendur në listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2.500 vjet e romakëve dhe kultura bizantine, dhe çmimet më të ulët në Evropë: kjo bën që Shqipëria hyjë në renditje si një prej destinacioneve më të preferuara. Rreth 362 km bregdet përfundojnë duke u përballur me Korfuzin në jug, flirtojnë Puglia në anën tjetër të Adriatikut, një përfitim që kishin vetëm italianët, por jo për kohë të gjatë. Dy lidhje të reja direkte ajrore, dhe një periudhë prej më pak se tre orë nga Parisi, dhe hotele të reja butik me një dizajn të veçantë, e bëjnë këtë vend të vogël Ballkanik në 5 vendet e preferuara për pushime.” shkruan prestigjiozja L’Express.

Revista prestigjioze franceze i është bashkuar mediave të tjera ndërkombëtare të cilat kanë vlerësuar dhe sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira turistike. Ky artikull së fundmi i L’Express është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − eight =