Prishtinë, përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve (Video) - Arbëria News

Prishtinë, përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve (Video)

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Përleshje të rrepta  midis policisë dhe protestuesve kanë ndodhur sot në protesten e organizuar  në Prishtinë me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça. Policia e Kosovës po përdor gazin lotsjellës dhe “topa” uji për të shpërndarë një protestë në Prishtinë me moton “Jashtë Jablanoviç – Trepça është e jona”, në të cilën po marrin pjesë mijëra veta. Grupe protestuesish po hedhin gurë e gjësende të forta mbi policinë.Përleshjet e sotme janë më të rëndat që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.Korrespondentet thonë se ka dhjetëra protestues dhe policë të lënduar si dhe njw numër tw arrestuarish. Megjithatë në qendër të qytetit po vazhdon protesta e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje e mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare, me kërkesën për shkarkimin e ministrit për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviç dhe qartësimin e statusit të kompleksit të minierave Trepça. Qeveria e Kosovës nuk përmbushi “ultimatumin” e shtruar në protestën e së shtunës, që këto kërkesa të përmbushen deri të hënën në orën 16. Qeveria tha se respekton të drejtën e protestës si një e drejtë e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar, por theksoi se zgjidhjet institucionale janë të vetmet zgjidhje të qëndrueshme, duke kundërshtuar sic thuhet, “cdo përpjekje që parlamenti i Kosovës të zhvendoset dhe të zëvendësohet me parlament të shesheve”. Shume qytete të Kosovë u përfshinë në protesta gjatë ditëve të fundit kundër ministrit për komunitete dhe kthim, Aleksandër Jablanoviç, i cili i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar. Ai kërkoi falje për deklaratën, port protestuesit thanë se kërkim falja nuk mjafton. Qeveria ritheksoi se fati i kompleksit të minierave Trepça sikurse edhe të gjitha pasurive tjera të Kosovës, do të vendoset nga institucionet e saj. Të hënën e kaluar parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t’i hapet rrugë riorganizimit të Trepçës. Por, qeveria hoqi dorë nga synimi për ta shndërruar Trepçën në ndërmarrje publike. Ajo tha se e ka shpëtuar Trepçën nga falimentimi, meqë Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që  ajo të hyjë në procesin e likuidimit. Ajo tha se për Trepçën do të bëhet një ligj i veçantë dhe se ndryshimet kushtëzohen edhe nga borxhet prej 1 miliardë e 400 milionë eurosh  që ka ky kompleks. Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit Opozita akuzoi qeverinë për zmbrapsje para trysnisë së Beogradit i cili tha nuk do të pranojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës lidhur me kompleksin e minierave Trepça. Beogradi ngulë këmbë se ai është pronari kryesor i Trepçës dhe se çështja e pronave duhet të jetë pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vazhdimi i të cilave pritet më shkurt.

[/vc_column_text][vc_gallery type=”flexslider_fade” interval=”3″ images=”2679,2680,2681,2682″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” el_class=”full”][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =