Paditen tre ministra të qeverisë Berisha - Arbëria News

Paditen tre ministra të qeverisë Berisha

ministria-e-energjitikes

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka paditur në prokurori tre ministra dhe një  zvendësministër të kabinetit Berisha, more about si përgjegjës lidhur me privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Sipas MEI-së, dëmi ekonomik që i ka shkakatuar ky privatizim shtetit shqiptar është 414 milionë euro, shumë kjo që ka dalë pas auditimit të kryer nga vetë Ministria si kundërpërgjigje të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit u publikuar kohë më parë.

Me anë të një njoftimi, MEI sqaroi se ka kallëzuar penalisht tre ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima, si dhe ish-zv/ministrat Bozdo e Alibali, por edhe ish-këshilltaren e ish- kryeministrit Berisha, Zana Guxholli.

‘Në dobi të interesit publik, MEI vendosi të auditoje të gjithë procesin e privatizimit të OSSH duke filluar që nga krijimi i saj, përgatitjen për privatizim, hartimin e kuadrit ligjor përkatës, ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të privatizimit, procesin e tenderimit, negocimin e kontratës, përmbylljen e procesit të privatizimit, zbatimin e kontratës së privatizimit, veprimet apo mosveprimet e institucioneve gjatë zbatimit të kontratës, ndërhyrjen e Qeverisë në vendimarrjen e institucioneve të pavarura si ERE, veprimet apo mosveprimet e institucioneve të shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë CEZ Shpërndarje’.

“Mbi bazën e një analize të detajuar të dokumentacionit të administruar pranë MEI, por edhe të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga institucionet e tjera si Kryeministria, MZHETTS, MF, ERE, OSHEE dhe KESH, konstatohet se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria e asaj kohe, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera. Fakte që dëshmojnë qartë për një proces tejet fiktiv, me një fitues të paracaktuar, ende pa nisur mirë procesi i privatizimit dhe parashikueshëm që në fillim si një privatizim i dështuar.”, thuhet në njoftimin e MEI.

Sipas Ministrisë së Energjisë, rezulton se këto veprime të paligjshme i kanë garantuar shoqërisë fituese të tenderit CEZ a.s. përfitime materiale të padrejta, duke dëmtuar rëndë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, interesat e ligjshme të shtetit, të personave të tjerë juridikë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve shqiptarë.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + twenty =