Probleme ligjore për Kimi Raikkonen: Akuzohet për ngacmim seksual! - Arbëria News

Probleme ligjore për Kimi Raikkonen: Akuzohet për ngacmim seksual!

Telashe të mëdha për pilotin e Ferrarit. Pasi kishte denoncuar gjatë ditëve të shkuara një grua kanadeze për shantazh dhe ngacmime seksuale, kjo e fundit ka kaluar në kundërsulm. Sipas Cassandra Talula Dias-Greizis, kampioni finlandez i Formula 1 i kishte prekur gjoksin në një bar gjatë një feste pas garës së Montreal në vitin 2016. “Nuk ka çmim për të riparuar atë që ai ka bërë”, është shfryrë e reja. Sipas ‘Le Journal de Montreal, e reja nga Montreali është e gatshme për një betejë gjyqësore. “Është një person që ka pas shpatullave shumë tifozë dhe një industri të tërë që vlen miliarda, Ferrarin, dhe një armatë më avokatë” – ishin fjalët e saj- “por nëse Kimi, mediat dhe avokatët duan të shkojnë në luftë kundër të vërtetës, unë jam gati”. Dias-Greizis rrëfen se Kimi, i dehur, e kishte pyetur se sa do t’i kishte kushtuar ajo. Më pas i kishte prekur gjoksin e djathtë, ndërsa një shoku i tij e kishte çuar dorën poshtë tek pjesët intime. Akuza tronditëse, të cilat janë mohuar nga përfaqësuesit ligjorë të Raikkonen.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =