Procedohen penalisht 15 protestues për çmimin e naftës në Korçë - Arbëria News

Procedohen penalisht 15 protestues për çmimin e naftës në Korçë

Procedohen penalisht nga komisariati i policisë së Korçës rreth 15 persona të cilët kanë protestuar ditën e djeshme.

Sipas burimeve raportohet se procedimi është bërë për shkak të bllokimit të aksit nacional Korçë – Pogradec, në fshatin Çiflig .

Protestuesit e proceduar do të japin deklaratat në komisariat ditën e sotme. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës lidhur me ta.

Një ditë më parë, protestues të zonës mbajtën të bllokuar rrugën për rreth një orë, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 1 =