Procedohet Grida Duma, nxiti protestuesit të futen në parlament - Arbëria News

Procedohet Grida Duma, nxiti protestuesit të futen në parlament

Deputetja e PD-së Grida Duma është një ndër deputetët e kallëzuar nga policia pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Deputetja Duma mbajti një fjalim gjatë protestës, ku i nxiste qytetarët që të futeshin në parlament.

Grida Duma ka folur për këtë gjë në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ku tha se procedimi në gjendje të lirë ndaj saj është qesharak.

Si ndiheni që jeni proceduar në gjendje të lirë?
“Si ndihemi me situatat qesharake?! Si gjithmonë i kemi pranuar këto. Më vjen mirë që sot disa deputetë të PD ju gjendën aktivistëve që ishin marrë me idenë për t’i futur brenda për t’i frikësuar. Gjëja e mirë është që me asistencën dhe presionin e deputetëve të PD aktivistët kanë dalë. Frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores. Me këtë që i kanë bërë shqiptarëve duhet të ketë më shumë frikë maxhoranc”, tha Duma.

Dhjetë deputetë opozitarë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të tensioneve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën parlamentare.

Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma. Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari. Noka, Paloka dhe Duma janë proceduar për “Prishje së rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa të tjerët për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. /lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 16 =