Procesi për zgjedhjen e kreut të RTSH dështon në fazën e parë - Arbëria News

Procesi për zgjedhjen e kreut të RTSH dështon në fazën e parë

Në kushtet kur dy kandidatët Gëllçi e Malaj nuk kanë arritur të fitojnë votat e duhura që i mundësojnë fitoren për të qenë drejor i Përgjithshëm i Radio Telezionit, dosage procesi duhet të nisë nga fillimi, abortion duke ftuar të pjesëmarren të tjera figura.

Sugjerimi vjen nga specialist të fushës, opozitar me qeverinë, të cilët po e ndjekin me vëmendje procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të RTSH, edhe për të verifikuar nëse premtimi i kryeministrit Edi Rama, për tja rikthyer RTSH-në publikut, ka qenë për konsum elektoral apo realitet i pritshëm.

Vlerësimi i deritanishëm i specialistëve opozitar, lidhur me procedurën e të ashtuquajturit “konkurs”, në të cilin u pjesëmorrën rreth njëzetë persona, për të mbritur tek vetëm dy, Thoma Gëllçi e Petrit Malaj, është se ka patur prirje partiake. Kjo për faktin se pjesa e majtë e përfaqësisë së Këshillit Drejtues të RTSH-së ka qenë e urdhëruar për ti dhenë votat këtyre dy kandidatëve të evidentuar si militant kontributiv të së majtës. Gëllçi si një drejtues i gazetës konservatore “Zeri I Popullit”, por edhe këshilltar i ish kryeministrit socialist Fatos Nano, dhe Petrit Malaj, aktualisht rektor i Universitetit të Arteve, përveçse kandidat për deputet i socialistëve në zgjedhjet e 2009, ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, në përfaqësim të socialistëve.

Pas seleksionimit që i bëri kandidaturave të paraqitura, midis emrave të shqueshëm si Elvira Dones, Zana Çela, Ilir Yzeiri, Artur Zheji, Mirela Oktrova etj., Këshilli Drejtues i RTSH adresoi nga pesë vota në favor të Gëllçit e Malajt, duke e lenë të hapur problemin e përzgjedhjes, nga që me këtë numër votash nuk mund të jetë asnjeri prej tyre drejtori ri i RTSH.

Nga që ligji parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i RTSH zgjidhet me minimumi tetë votat pro të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në këto kushte, shprehen specialistët opozitarë, duke qenë se Gëllçi e Malaj morrën nga tre vota më pak numrit të duhur, duhet që procesi të nisë nga fillimi për ti dhenë mundësi të tjera figurave të pjesëmarren në garën e papërfunduar. Çdo rrugë tjetër do të jetë e paligjëshme, përfundojnë specialistët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =