Projekti i gazsjellësit TAP, tërhiqet aksioneri norvegjez “Statoil” - Arbëria News

Projekti i gazsjellësit TAP, tërhiqet aksioneri norvegjez “Statoil”

tap_eu_missing_link

Kompania norvegjeze Statoil do të shesë aksionet e saj në gazsjellësin Trans Adriatik, pilule projekt që do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Europë. Lajmi u dha nga presidenti i kompanisë azere të energjisë, SOCAR.

“Statoil ka vendosur ta lërë projektin TAP përfundimisht dhe një kompani është gati të blejë aksionet e saj”, tha Rovnag Abdullayev, duke shtuar se “shumë kompani kanë shprehur interesin për t’i blerë aksionet e Statoil dhe se do të ishte mirë nëse shumë prej tyre do t’i blinin ato”.

Statoil ka 20 % të aksioneve në TAP. Kompania norvegjeze nuk ka pranuar të bëjë komente. “Ne zakonisht nuk i komentojmë spekulimet mbi çështjet tona”, i tha një zëdhënës agjencisë Reuters.

TAP është pjesë e një projekti për të transportuar 16 miliardë metër kup gaz nga fusha Shah Deniz II që gjendet në detin Kaspik, një prje fushave më të mëdha të gazit në botë.

870  kilometrat e gazsjellësit do të lidhin TANAP (gazjellësin Trans Anadollian) afër kufirit greko –turk me Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke kaluar në detin Adriatik.

Statoil ua ka shitur aksionet që ka në fushën e Shah Denizit dhe ato në gazsjellësin e Kaukazit të Jugut (SCP) kompanive SOCAR dhe Petronas –it të Malaizisë.

Kompania italiane  Snam njoftoi muajin e kaluar se ajo mund të marrë mbi 20 % të aksioneve të TAP që është projektuar për të reduktuar vartësinë e Europës nga gazi rus.

Nuk dihet saktësisht se sa mund të kushtojnë 20 % të aksioneve të TAP. Por ekspertë brenda kompanisë i thanë Reuters, në kushtet e anonimatit, se atom und të vlejnë rreth 400 milioën euro.

Aksionerët e TAP janë BP me 20 %, SOCAR me 20 %, Statoil me 20 %, belgia Fluxys me 19 % spanjollja Enagas me 16 %, zvicerania Axpo me 5 %.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =