Prokuroria kërkon dënim me burg për ish gjyqtarin Ibrahim Hoxha - Arbëria News

Prokuroria kërkon dënim me burg për ish gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dy vjet burg për ish gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe tre vjet heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Ibrahim Hoxha, about it i cili prej muajsh ndodhet në hetim nën masën e sigurisë “arrest me burg” akuzohet se i ka marrë një shtetasi gjashtëqind mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor në favor të tij. Por dymbëdhjetë dhe dhjetë muaj burg ka kërkuar Prokuroria edhe për Dritan Jazexhiun dhe Nevruz Gajdjën, illness  të cilët rezultojnë të përfshirë në aferën “Hoxha”, ailment ndërkohë që Ledion Hoxha, djali i ish gjyqtarit Hoxha dhe i pandehuri Altin Malaj janë dënuar respektivisht me nga njëzetë dhe tetëmbëdhjetë muaj “shërbim prove”. Gerald Hoxha, një tjetër person i përfshirë është kërkuar të dënohet me njëqind mijë lekëgjobë. Kujtojmë se ish gjyqtari Ibrahim Hoxha, i ardhur në kryeqytet nga Gjykata e Beratit, u arrestua mbrëmjen e datës 2 maj 2016 së bashku me djalin e tij. Në datën 3 maj 2016 Këshuilli i Lartë i Drejtësisë e pezulloi Hoxhën nga detyra që mbante për ti hapur rrugë drejtësisë të vepronte. Ndërkohë nuk ka ndonjë njoftim për nisjen e procedurave hetimore të pasurisë së gjyqtarit dhe familjarëve të tjerë të tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =