Pronësia mbi ish hotelin "Vollga", 7 gjyqtarët që duhet të hetohen për aferë korruptive - Arbëria News

Pronësia mbi ish hotelin “Vollga”, 7 gjyqtarët që duhet të hetohen për aferë korruptive

Shullazi-Vollga1

Roland Samarxhiu, unhealthy avokati i Ylvi Beqajt, ed administratorit të kompanisë arabe, viagra sale që i dhuroi 20 % të pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës shtetasit Emiljano Shullazi, i ka shkruar një letër tetë faqëshe kryeprokurorit Adriatik Llalla.Sikurse raporton TV “ABC News”, në këtë adresim, avokati Samarxhiu rendit me detaje, të gjitha të dhënat e kësaj prone, që nga blerja e saj në vitin 1994, zhvillimin e 15 proceseve e kundër proceseve gjyqësore dhe deri te kalimi i 20 % të saj në emër të Shullazit.

Që në fillim të letrës, avokat Samarxhiu i kujton kryeprokruorit Llalla, se pronari i vetëm i kësaj prone është arabi me shtetësi shqiptare Abdulazziz Al-Nowaiser njëherazi konsull nderi i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe pjesëtarë i familjes mbretërore.

Avokati, e cilëson të turpshme, që për më shumë se dhjetë vite gjykatat dhe zyrtar të hipotekave nuk respektuan ligjin për regjistrimin e pronës, që tentuan t’ia vjedhin individ të caktuar me mbrojtje edhe në sistemin e drejtësisë. Në letër, avokati kërkon nga prokurori përgjithshëm, që të hetohen ata personat që me anë të falsi??kimit të dokumenteve dhe ndihmës së dhënë nga gjyqtar të caktuar, tentuan t’i vjedhin pronën konsullit të nderit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Sipas avokatit, Zamir Hasa, 3 avokat, zyrtarë të administratës së Hipotekës dhe 6 gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit në Durrës si dhe një anëtareje e gjykatës së lartë, duhet të hetohen për afera korruptive me qëllim përfitimin e pronës së ish-hotel Vollgës së kompanisë arabe.

Avokat Samarxhiu, ka renditur emrat e të gjithë këtyre personave, duke mos përjashtuar edhe anëtaren e Gjykatës së Lartë, por që për arsye etike nuk i përmend emrat e tyre, për të cilët i kërkon kryeprokurorit të hetohen. Sipas avokatit, me ndërhyrjet e tyre dhe vendimet e dhëna në kundërshtim me ligjin, është bere e mundur që në vitin 2006 ishhotel Vollgës t’i ndërrohet pronësia. Më pas, shton avokati u deshën 15 procese të ndryshme gjyqësore nga viti 2006 deri në 2014, që prona të rikthehet e regjistruar në hipotekë në emër të kompanisë arabe. Por ky regjistrim, ka thënë avokati në një intervistë për “ABC News”, nuk mund të bëhej nëse administrator i kompanisë arabe Ylvi Beqja nuk do të kontaktonte  Shullazin.

Sa i përket hetimit më të fundit të nisur nga Prokuroria e Durrësit, ndaj gjyqtarëve që urdhëruan regjistrimin e pronës në emër të kompanisë arabe, avokati thekson se vendimi i tyre ishte më se i drejtë, pasi nuk ka asnjë vendim të Gjykatës së Lartë që urdhëron apo pezullon regjistrimin e pronës së ish-hotel Vollgës në emër të kompanisë arabe. Por një vendim i tillë, ekziston ku urdhërohet pezullimi i regjistrimit të pronës në emër të pretenduesit Zamir Hasa, me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + eight =