Protesta në Himarë, reagon opozita greke: Ndërprisni çdo veprim ... - Arbëria News

Protesta në Himarë, reagon opozita greke: Ndërprisni çdo veprim …

Në një deklaratë për shtyp, të firmosur nga shefi i departamentit të punëve të jashtme, Jorgos Kumutsakos, partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re ka reaguar ndaj shembjes së objekteve në Himarë, në kuadër të planit urbanistik të qytetit.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare “që të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Thirrje gjithashtu i është bërë qeverisë greke që “të avancojë menjëherë në reagime kësaj here rezultative, sa në planin dypalësh, aq edhe në nivel europian, për mbrojtjen e grekëve të Himarës”, siç thuhet në deklaratën për shtyp.

Opozita kërkon që këto reagime të qeverisë greke “të bëhen para nisjes së bisedimeve paketë greko-shqiptare që janë paralajmëruar nga ministria e jashtme e Greqisë”.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga ana e Athinës zyrtare.

Burime diplomatike nuk e përjashtojnë që Athina të komunikojë me Tiranën në rrugë diplomatike, por pa i dhënë publicitet. Dhe kjo, pse nuk dëshiron që të tensionohet sërish atmosfera në prag të takimit të Kretës, që paralajmëroi javën re kaluar ministri i jashtëm Nikos Kotzias.

Në atë takim, që do të mbahet pesëmbëdhjetëditëshin e parë të nëntorit, Kotzias e Bushati me ekspertët e tyre, do të tentojnë zgjidhjen e sa më shumë problemeve të axhendës dypalëshe.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 3 =