Protesta për Pronën në Himarë, Nerënxi dështon sërish - Arbëria News

Protesta për Pronën në Himarë, Nerënxi dështon sërish

Nikollaq-Neranxi

Eshte ky kryetitulli qe kane vendosur disa agjensi lajmesh online referuar per organizimit te protestes nga OMONIA dhe Nerënxi në Himare para tre ditesh. Por ne te vertete a ka deshtuar OMONIA apo me sakte Nerënxi me kete perpjekje te perseritur weekend-ore ne Himare?

Duke marre shkas nga situatat e fundit qe po ndodhin prej pak kohesh ne Himare, pergjigja me e sakte eshte: JO! Jo-ja e pare. Nerënxi nuk ka deshtuar sepse pike se pari duhet te kemi parasysh statusin qe kishte Nerënxi ne Himare, ate te vetem para pak muajve.

Nerënxi eshte shpallur si i padeshiruar ne Himare duke filluar nga fisi i tij, te cilet e kane akuzuar ate vazhdimisht per ndryshime dhe tjetersime metrash katrore te pronave te trasheguara si fis nga Nerënxët. Ketu behet fjale per sa e sa seanca gjyqesore sa ne Vlore e ne Tirane, ku fisi i tij here ka qene perhere perballe Nerënxit, here si te akuzuar dhe here si akuzues me akuzen per tjetersim prone.

Por sot fisi Nerënxi eshte i heshtur dhe nuk flet asnje fjale, kjo sepse nipi i tyre e kreu misionin e tij ne Himare nepermjet lidhjeve politike dhe arriti t’ua mbylli gojen e me krahet e ngrohta te te forteve te Himares. Dhe kete e arriti nepermjet atyre qe kane bere gjema me te medha se sa grabitja apo shitja e pronave te te tjereve tek te tjeret. Jo-ja e dyte. Nerënxi nuk ka deshtuar, gaboheni sepse sot Nerënxi organizon protesta me 50 apo 100 veta, paguan parate e te gjithe “orkestres frymore” politike nga fonia deri tek mitingashet (shume prej tyre punonjes te Kompanise se tij, te ardhur edhe nga Tirana madje).

Nerënxi sot paguan edhe udhetimet e intelektualeve himariote, te cilet vijne ne Himare per t’u dhene mend himarioteve. Kjo nisur edhe nga fakti qe ata kane vertet shume mend, paçka se po te njejtin bisede apo fjalim e kane thene me pare per te tjere njerez dhe ate po e thone edhe tani. Nerënxi paguan gjthashtu edhe dreken pas protestes edhe hotelin nese do te qendrohet per “rast nevoje” nje nate. E pra Nerënxi paguan para ne keto kohera te veshtira kur mendohesh dy here per te bere nje ditelindje.

Ndaj e merrni vete me mend se çdo te thote te paguash organizimin e nje proteste ne keto kohera, dhe per me teper aq larg ne Himare. Jo-ja e trete. Nerënxi nuk ka deshtuar sepse sot ai po behet faktor nepermjet zhurmes qe ai po krijon rreth vetes duke u profilizuar ai si faktori i vetem ne Himare, qellim qe ka patur prej 25 vitesh. Nerënxi me audiencen e tij duket se i ka zgjuar strukturat e pergjumura fale humbjeve te perseritura, fale mosmbeshtetjes se himarioteve per organizmat aktiv ne Himare si OMONIA apo PBDNJ deri tek PD.

Nerënxi fale levizjeve te tij te shpejta ka leje ne hije edhe vete Belerin, i cili çuditerisht e gjen veten jo ne politik ku duhet te ishte, por ne çdo sherr qe kurdis Nerënxi, keto sa ne Porto-Palermo e Spile, apo deri ne Livadh. Madje Nerënxi ka eklipsuar edhe ish-kundershtarin e tij dikur deri ne vdekje, Vasil Bollano, i cili perballe revanshit te Nerënxit preferon te rrije ne hije. Bollano cuditshem nuk flet kur sheh Nerënxin te drejtoje aksionet politike ne Himare. Ndoshta i vetmi qe duket se ka shpetuar nga procesi i eklipsimit ne Himare eshte Vangjel Dule, i cili ka preferuar t’i frekuentoje si “shkolle nate” mitingjet apo takimet e improvizuara te Nerënxit. Me sa duket Vangjel Dule preferon te mos jete ne shoqerine e Nerënxit, duke gjetur arsye te paqarta ndoshta edhe nga vete ai. Politikisht Nerënxi e ka kryer misionin e tij, sepse sot ate e kane frike te gjithe ne Himare.

Kujdes! Ne mjedisin himariot thuhet se ka mbeshtetjen e plote te Ambasades Greke, dhe kjo po vertetohet çdo dite e me shume se nuk eshte me nje thashethem ne Himare e me gjere. Jo-ja e katert. Nerënxi nuk ka deshtuar sepse ne aspektin personal edhe armiqte e tij te dikurshem per pazare shit-blerje pronash dhe trojesh me te, kane zghedhur te mos ndihen me. Madje ka dhe nga ata qe as nuk e permendim me emrin e tij. Kete gje po e bejne te paret vellezerit Burbo ne Potam qe jane prekur financiarisht nga aksionet me ndertimore nga Nerënxi, imagjinoni ndonje si familjet Gjoka apo Bollano, e me tej.

Vellezert Burbo nuk ndihen edhe pse duhet te ishin te paret nisur nga konflikti i hershem dhe akoma i pazgjidhshem me Nerënxin, ndoshta mund te kene frike edhe per faktin sepse ai te denoncon ne Polici edhe kur te shan apo te shantazhon vete i pari. Ndoshta ata e kane te fresket memorien e tyre kur nje dite Nerënxi me Saliun, i goditen pabesisht pronen e tyre ne Potam, qe edhe sot e kesaj dite i renkojne kockat nga padrejtesia. “Kujdes se Nerënxi ka Saliun”, vazhdojne te peshperisin neper kafenete e Himares dhe ndoshta kjo gje mund te jete edhe e vertete sepse Flamur Noka, i deleguari i Kryesise qe nuk takonte askend veç Bollanos sa tek “Manolo” deri tek “Esperia” per punet e PD-se, nuk po duket me ne Himare. Jo-ja e peste.

Nerënxi nuk ka deshtuar sepse sot ai eshte emri me i klikuar mediatikisht ne Himare. Nerënxi sot ka audience dhe eshte lajm i pare per shume media online dhe te shkruara, te cilat me pare kur u mberrinte ndonje lajm nga Himara, e hidhnin ate ne kosh te plehrave, qe ta mbulonte aty harresa. Dikur kishim disa media te mesuara dhe te pergatitura te sajonin ndonje lajm negativ ne Himare, per gjoja agresion shovinist grek, e per te mbuluar keshtu shume zullume qe familja biologjike e Sali Berishes bente, keto sa ne Palase e ne Dhermi, deri ne Jale e ne Himare, te gjitha keto ne bashkepunim me te heshturin e sotshem, Vasil Bollano. Jo-ja e gjashte.

Nerënxi nuk ka deshtuar edhe per faktin se ai sot i ka mjaft mire punet me Athinen zyrtare. Keta te fundit duket se e kane pranuar faktin qe sot ne Himare ka triumfuar Nerënxi, i cili nuk eshte me ai himarioti qe me shpejt thoshte jam shqiptar dhe kurre grek Himare. Nerënxi me flamurin ne ballkon te viles dhe me torten me “flamur 100 vjeçar pavaresie”, nuk eshte me ai Nerënxi i nje fasade kuq e zi ne autostrade. Sepse per Greqine ai sot eshte faktori Nerënxi qe ben takime politike himariote ne Athine.

Nerënxi sot hyn e del ne Ambasaden Greke, ndoshta edhe me shume se vete Vangjel Dule. Dhe e sigurt qe s’na mbetet gje tjeter veçse nje dite t’i shohim “xhipat” e tij te zinje, me targa diplomatike me flamurin e Greqise. Dhe Nerënxi vertet qe ka deshmuar se mund ta arrije çdo gje, edhe me ndonje sponsorizim nga Athina per te qene promotor i çeshtjes greke ne Shqiperi, para te cilat dalin e teprojne kur behet fjale per çeshtje te tilla kaq madhore. Jo-ja e fundit. Me sakte e fundit per momentin. Nerënxi sot ka sfiduar te gjitha institucionet shteterore, pra vete Shtetin. Shkeljet e ligjit te perseritura ne te gjitha drejtimet, Nerënxi i mbulon me nje vale mediatike lajmesh me idene e krijuar tashme edhe bajate se e kane me te personalisht. Sfidoi Policine e Shtetit me nje sherr banal duke shantazhuar uniformat blu madje edhe publikisht.

Sfidon institucione te tjera duke i quajtur ato hajdute. U tund vendimet e Kushtetueses dhe i kercenon ato me lajme te paguara. Organet Tatimore apo te tjera si AKU-ja deri tek OSSHE, i shantazhon grupet e inspektoreve ne terren me gjoja video apo me te tjera elemente te dale boje. Dhe kete Nerënxi duket se po e ben me se miri me Shoqatat e veteshpallura dhe vetekrijuara po nga vete ai. Qellimi i tij personal duket se realizohet dhe deri me sot Nerënxi ka statusin e te paprekshmit.

Qellim i bukur apo jo?! Te gjitha Jo-te e Nerëxit qe lexuat me siper, jane te rradhitura mire, duke ju siguruar qe çdonjera prej tyre vjen ere interesash te felliqura. Ato jane ca “jo” qe vertet dhembin, sepse jane te gjitha ne kurriz te himariotit. Himara e cila me blerjen me te re te zhurmes ne Himare, Nerënxin, genjehet momentalisht kur mendon se ka nje shprese per te patur nje prone, apo nje leje me shume me Nerënxin percjelles se interesit te tyre. Ata e sigurt qe do ta kuptojne nje dite dhe do te zhgenjehen qe zgjodhen zhurmen e Nerënxit ne Himare. Sepse kete zhurme Nerënxi nuk e ben per ata, por e ben per interesat e tij personale. Nerënxi ka si qellim te tij faktorizimin politik ne Himare, si nepermjet nacionalizmit te pergjumur grek, ndoshta si emisari me i ri i Agimit te Arte, duke ç’graduar keshtu edhe vete “eminencen blu” ne Himare, Fredi Belerin. E kur ka zhbere rolin e Belerit qe dihet nga te gjithe se çfare perfaqeson ne Himare, mund te themi pa frike se Nerënxi nuk ka deshtuar, por ka triumfuar ne Himare.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 12 =