Pse ambasada ruse në Tiranë është kaq aktive kohët e fundit?! - Arbëria News

Pse ambasada ruse në Tiranë është kaq aktive kohët e fundit?!

Ambasada Ruse

Zhvillimet e mardhënieve ndërkombëtare në Ballkan gjatë dhjetë viteve të fundit kanë pasur si protagoniste kryesore Rusinë e cila po mundohet të rikthehet në hapësirat e influencës së dikurshme dhe nga ana tjetër SHBA.

Mirëpo, sildenafil fokusimi i SHBA në Lindjen e Mesme duket se i ka lënë hapsira Rusisë për të depërtuar në vendet e Europës Juglindoire dhe kjo gjë vërehet vitin e fundit në Shqipëri.

Gjatë prononcimeve publike ambasadori i Rusisë në Shqipëri, ailment Aleksander Karpushin, buy information pills ka bërë hera-herës balancë të diplomacisë ruse në vendin tonë e cila sipas tij po përmirësohet ndjeshëm.

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë po zhvillohen dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në janar pata kënaqësinë të diskutoja personalisht me Kryeministrin Edi Rama mbi gjendjen e tanishme dhe perspektivat e intensifikimit të dialogut mes vendeve tona. Ka qenë një takim shumë i dobishëm dhe i frytshëm” është shprehur Karpushin për mediat e tona.

Ky fakt apo këto lëvizje kanë shqetësuar seriozisht aleatin tonë historik SHBA, ku kanë reaguar me prezencën e Sekretarit të Shtetit John Kerry.

Gjithashtu kjo përqasje e ambasadës ruse është komentuar nën zë apo nënkuptuar publikisht edhe nga opozita shqiptare.

Sakaq, ambasada ruse në Shqipëri ka qenë shumë aktive edhe në rrjetin social facebook apo në rrjete të tjera lidhur me aktivitetet e saj në Shqipëri por edhe me rolin e rusisë në botë.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + seven =