Pse opozita ndjehet e përgjuar, kur flitet për ndërhyrjen ruse? - Arbëria News

Pse opozita ndjehet e përgjuar, kur flitet për ndërhyrjen ruse?

Mero Baze

Shërbimi Informativ Shtetëror ka një dosje për ndërhyrjen ruse në Shqipëri dhe përpjekjen për të ndikuar në ngjarjet politike, në shtyp dhe në investime. Një përmbledhje e raportit i është paraqitur Komisionit parlamentar të Sigurisë, natyrisht pa detaje, por si problematikë.

Shërbimi ynë Informativ, nuk është se është shquar për ndonjë aftësi zbuluese, por në rastin e interferencave të huaja, siç janë elementët terrorist të ISIS, apo ndërhyrjet ruse, ka asistencë të fort perëndimore, dhe kryesisht amerikane, për të mos thënë, që është një lloj grupi i gatshëm i tyre.

Raporti i SHISH nuk është përdorur politikisht nga shumica në pushtet. Edhe pse shumë veprimtari politike të opozitës, kanë pas vemendje të tepëruar ruse, kjo është marr më shumë si militantizëm i këshilltarëve të Bashës, apo blogereve mediokre, që punojnë dhe për blogje ruse dhe për të, se sa një interes serioz rus.

Nuk është përdorur politikisht as ndonjë fakt që ka pas të bëj me njerëz shumë të afërt të Bashës që u është verifikuar dhe borderoja ruse, derisa Basha është detyruar t’i largojë nga puna.

Mbi të gjitha nuk është keqpërdorur fakti që Lulzim Basha është nën hetim në SHBA dhe Skoci për financimin rus të PD në zgjedhjet e vitit 2017, për të cilën kanë ardhur dy fletë porosi për t’iu përgjigjur para prokurorisë sonë.

Pra nuk ka asgjë politike në atë që quhet ndërhyrje ruse në Shqipëri në raport me opozitën. Së paku qeveria nuk ka bërë asnjë akt të tillë.

Por ajo që po ndodh, është një agresivitet i lartë ndaj raportit të SHISH, sa gjithë enturazhi politik dhe mediatik i Bashës, beson më shumë rusët se sa Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Domethënë është aq i lartë shqetësimi që ka krijuar raporti i SHISH, sa dhe rusët nuk po protestojnë kaq shumë sa opozita për këtë raport.

Shqipëria nuk është në luftë me Rusinë. As nuk e ka atë një vend armik në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare. Shqipëria është një vend nën influencën e Perëndimit dhe SHBA dhe kur flitet për ndërhyrje ruse në Shqipëri, kihet parasysh përpjekje për të zëvendësuar axhendën perëndimore me atë ruse dhe dëmtimin dhe të interesit perëndimor në Shqipëri.

Ndaj acarimi I opozitës nga raporti I SHISH, në këtë pikë lë shije të hidhur, pasi duken se ndjehen të survejuar nga SHISH në këtë çështje, ndërkohë që ai bën fjalë për ndikim rus.

Në SHBA, Presidenti Trump dhe ekipi I tij elekotral, u vunë nën akuzë nga institucionet e hetimit për ndikimin rus gjatë fushatës dhe ky hetim vazhdon çdo ditë, edhe pse ata nuk e pranojnë. Hetimi ka avancuar dhe disa personalitete të rëndësishme të ish ekipit të tij, mes të cilëve dh edikush afër Lulzim Bashës,  tani po përballen me drejtësinë, ndërkohë që Presidenti vazhdon normalisht detyrën. Detyra e shërbimeve inteligjente është e ndarë nga axhenda politike dhe detyra e tyre është të ruajnë shtetin, ndërsa e politikës të marri, ose mbrojë, pushtetin.

Në këtë pikë SHISH, nuk është përzier në politikë, por ka një dosje të tij për aq sa ai vlerëson, për ndërhyrje ruse në Shqipëri.

Të acarohesh nga ky fakt, do të thotë të acarohesh pse hetohet Rusia në Shqipëri dhe kjo është tepër dhe sikur të jesh nga Moska. Akoma më keq të acarohesh nga ky fakt, do të thotë se ndjehesh I hetuar dhe je gati ti besosh më shumë asaj që thotë Rusia, se asaj që thotë SHISH. DHe kjo pastaj ska më nevojë për dosje të SHISH se flet vet.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =