Qëlloi me kallash tregtarin në Kavajë, mbyllet në psikiatri autori - Arbëria News

Qëlloi me kallash tregtarin në Kavajë, mbyllet në psikiatri autori

Prokuroria e Kavajës ka vendosur për mbylljen në psikiatrinë e Tiranës të Fitim Baboçit, i cili tentoi të vrasë me kallashnikov tregtarin në Kavajë Rexhep Tare. Sipas Prokurorisë, pas ngjarjes së rëndë ai ka shfaqur probleme mendore dhe për pasojë, është urdhëruar që ai të trajtohet në spitalin psikiatrik dhe të mbahet i izoluar në këtë spital. Ndaj tij gjykata e Kavajës ka vendosur masën e “arrestit në burg” por për shkak të problemeve mendore është urdhëruar që Fitim Baboçi, të mbahet i izoluar në spitalin psikiatrik dhe të marrë shërbimin mjekësor.

Sipas dosjes së prokurorisë së Kavajës, Fitim Baboçi, nëse nuk do ishte neutralizuar në kohë nga dy banorë të Kavajës Imer Xhafa dhe Bajram Shala, ka shumë mundësi që objektivi i sulmit me armë Rexhep Tare sot të mos jetonte më. Por ndërhyrja e këtyre dy personave dhe bllokimi i armës automatike, ka sjellë shmangien e katastrofës në Kavajë, duke bërë parandalimin e një vrasje./Gazeta Liberale

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + twelve =