Qëllon me thikë kushuririn, arrestohet 24 -vjeçari në Berat - Arbëria News

Qëllon me thikë kushuririn, arrestohet 24 -vjeçari në Berat

Një i ri në Berat ka qëlluar me thikë dje kushëririn e tij në debat e sipër, about it duke e plagosur lehtë në dorë.

Protagonist është 24-vjeçari F.H. banues në Uznovë, sildenafil i cili në banesën ku jetonte, ka qëlluar me thikë kushëririn e mitur A.H., 15 vjeç.

Si pasojë e goditjes së shkaktuar ndaj djalit të xhaxhait, i mituri është lënduar në dorë, ndërsa sipas policisë, ngjarja dyshohet se ndodhur për motive të dobëta.

24-vjeçari u arrestua nga policia, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe penguar veprimet e patrullës së përgjithshme me thikën që mbante në dorë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bëjnë me dije burime nga policia.

24-vjeçari F.H. akuzohet për veprat penale: Dhuna në familje; Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =