Qëllonte veten me thikë brenda banesës, Policia shpëton të riun - Arbëria News

Qëllonte veten me thikë brenda banesës, Policia shpëton të riun

PATOS

Policia e Patosit është vënë në lëvizje në orët e para të kësaj të enjte pasi një 30-vjeçar si pasojë e depresionit është mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton, ndërsa ka qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi njofton se personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit  është identifikuar si Neli Xhelaj rreth 30 vjeç.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orësh negociatash me të,  i riu është nxjerrë nga banesa dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore.

(n.m/BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =