“I Qetësojnë në Sekonda!”/ Këto Lëvizje të Thjeshta i Lehtësojnë Dhimbjet e Këmbëve sa Hap e Mbyll Sytë - Arbëria News

“I Qetësojnë në Sekonda!”/ Këto Lëvizje të Thjeshta i Lehtësojnë Dhimbjet e Këmbëve sa Hap e Mbyll Sytë

Çdo person përjeton herë pas herë ënjtje, lodhje dhe dhimbje në këmbë. Ky problem njihet për të dy palët, ata që shpenzojnë shumë kohë në këmbë dhe ata që kanë një stil jetese sedentare.

Ka ushtrime të veçanta që mund të ndihmojnë në zbutjen e këtyre dhimbjeve. Ato nuk kërkojnë shumë kohë, por mund të bëjnë një ndryshim të madh nëse i bëni rregullisht.

Këto ushtrime janë për ju dhe do t’ju ndihmojnë me këmbët tuaja që të pushoni edhe pas një dite shumë të gjatë dhe të vështirë:

Ushtrimi 1

– Qëndroni drejt dhe afrojini këmbët.

– Qëndroni në majë të gishtërinjve tuaj aq lart sa mundeni dhe mbajeni atë pozicion për 30 sekonda.

– Pastaj ulini këmbët tuaja rrafsh në dysheme.

Përsëriteni 5-10 herë.

Ushtrimi 2

– Drejtoni këmbën tuaj të djathtë sikur jeni duke bërë një hap.

– Rrotulloni këmbën tuaj të majtë mbi gishtërinj dhe qëndroni ashtu për 30 sekonda.

Përsëriteni 5 herë për secilën këmbë.

Ushtrimi 3

– Afrohuni drejt murit dhe vendosini duart kundrejt tij.

– Mbajeni këmbën e djathtë në majë të gishtave të shtrirë prapa.

– Mbështeteni këmbën tjetër në dysheme për 30 sekonda.

Përsëriteni 3 herë për secilën këmbë.

Ushtrimi 4

Ju mund ta bëni këtë stërvitje të ulur dhe në këmbë.

– Vendosni një top tenisi nën këmbën tuaj.

– Rotullojeni topin nga thembra drejt gishtit të këmbës.

Përsëriteni 50 herë për secilën këmbë.

Ushtrimi 5

– Vendosni një top masazh në një bllok yoge.

– Vendosni këmbën tuaj në top që të jetë pikërisht nën kyçin tuaj.

– Rotullojeni topin në të gjitha drejtimet për 10 sekonda dhe pastaj shtyjeni atë kundrejt bllokut për 3 sekonda.

Përsëriteni me këmbën tjetër. Bëni 2 përsëritje! Ju mund ta bëni këtë stërvitje me të dyja këmbët në të njëjtën kohë.

Ushtrimi 6

– Uluni në dysheme, drejtoni shpinën dhe vendosni këmbët tuaja përpara.

– Vendosni një rrip ose një copë pëlhure rreth njërës këmbë.

– Ngrijeni këmbën lart, duke mbajtur rripin me dy duart për 30 sekonda.

Përsëriteni 5 herë në secilën këmbë. Ju mund ta bëni këtë stërvitje me të dyja këmbët në të njëjtën kohë.

Ushtrimi 7

– Mbështetni gishtat e këmbës në një bllok yoge apo sfungjer ose diçka të ngjashme si në figurë në mënyrë që thembra juaj të jetë e mbështetur në dysheme.

– Përkuluni përpara dhe vini të gjithë peshën tuaj në gishtërinj për 30 sekonda dhe pastaj përsëriteni në anën tjetër.

Përsëriteni 5 herë për secilën këmbë.

Ushtrimi 8

Ky ushtrim i ndihmon këmbët të pushojnë dhe të çlirohen nga ënjtja.

– Shtrihuni në dysheme pranë një muri (vendosni një peshqir të mbështjellë nën shpinën tuaj).

– Vendosini duart përgjatë trupit tuaj, ndërsa këmbët vendosini në mënyrë që ato të formojnë një kënd të drejtë me trupin.

Qëndroni në këtë pozicion për 15-20 minuta. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë.

 

 

/Super Shendeti/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + five =