Qeveria e Serbisë u ka ndaluar zyrtarëve udhëtimet në vendet të cilat kanë votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO - Arbëria News

Qeveria e Serbisë u ka ndaluar zyrtarëve udhëtimet në vendet të cilat kanë votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO

141325_unesco-1

Organizata joqeveritare nga Beogradi “Iniciativa Qytetare” ka ftuar publikisht Qeverinë e Serbisë që t’i heqë masat, pilule të cilat kanë të bëjnë me ndalesën që zyrtarët shtetërorë të udhëtojnë në mënyrë zyrtare në shtetet të cilat në Konferencën Gjenerale të 38-të të UNESCO-s më 9 nëntor të vitit 2015, nurse votuan pro pranimit të Kosovës në këtë organizatë, transmeton titulli.com.

Iniciativa Qytetare rikujton që këto masa janë në kundërshtim të drejtpërdrejt me politikat e fqinjësisë së mirë dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal për të cilat Qeveria e Serbisë është obliguar me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si edhe me marrëveshjen e Brukselit e cila për qëllim ka normalizimin e marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas kësaj organizate këto lloj masash të Qeverisë së Serbisë, fatkeqësisht nuk janë risi në politikën e jashtme të Serbisë ndaj shteteve, të cilat kanë njohur Kosovën, por ata që humbin më shumë nga këto masa gjithmonë janë qytetarët e gjithë rajonit, rajon i cili akoma nuk i ka tejkaluar vështirësitë e trashëguara nga konfliketet e armatosura.

Nga Iniciativa Qytetare thonë se për këtë është e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në këtë proces.

Iniciativa Qytetare në bazë Ligjit për qasje të lirë në informata të rëndësisë publike, ka kërkuar nga Ministira e Punëve të Jashtme, informacionin nëse është nxjerrë ndonjë dokument zyrtar i cili u ndalon zyrtarëve shtetëror udhëtimet dhe nëse po atëherë një kopje e atij dokumenti t’i dërgohet Iniciativës Qytetare.

Në rast se Ministria e Punëve të Jashtme e dërgon këtë dokument, Iniciativa Qytetare  do ta publikojë në web faqen e vet, por në të njëjtën kohë ftojnë edhe gazetarët që kësaj teme t’i kushtojnë më shumë rëndësi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =