Qeveria, tetëdhjetë e pesë objekte për privatizim në kohë fushate elektroale - Arbëria News

Qeveria, tetëdhjetë e pesë objekte për privatizim në kohë fushate elektroale

Ndonëse kur ishte në opozitë PS dhe Edi Rama ka qenë tepër kritike me proçesin  e privatizimeve që ish qeveria Berisha aplikonte në prag fushatash elektorale, here megjithse u zotua se me marrjen e pushtetit nuk kishte për ta toleruar një gjë të tillë, pilule nuk e ka mbajtur fjalën. Sepse tetëdhjetë e pesë objekte pronë shtetërore janë nxjerrë për shitje nga ana e qeverisë Rama, viagra 40mg pikërisht përgjatë ditëve të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, duke mos e justifikuar argumentin zyrtar, sipas të cilit: objektet e nxjerra në shitje janë kuadër i privatizimeve të paralajmëruara që në vitin 2014…

Ndonëse shpejtimi i nxjerrjes në shitje të këtyre objekteve argumentohet me faktin se ato janë pasuri të pashfrytëzuara dhe që duhen venë në efiçensë, nuk mund të përligjet fakti tjetër pse kjo gjë bëhet pikërisht në kohë fushate elektorale, kur bateritë e institucioneve shtetërore janë të drejtuara nga propaganda.

Privatizimi i objekteve është strukturuar të realizohet nëpërmjet dy paketave dhe ndjekëse e procesit është Ministria e Ekonomisë që, sakaq, ka bërë publike asetet e nxjerra në shitje, si dhe procedurat që duhet të ndiqen nga të interesuarit për t’u përfshirë në ankandet për blerjen e tyre.
Kështu kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet.

Kërkesa mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit dhe duhet të përmbajë emërtimin e saktë të institucionit që i drejtohet kërkesa.
Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë  Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik  Tregtisë dhe Sipërmarrjes: MZHETS, pas shqyrtimit të kërkesës, i interesuari i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij. Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin. Më poshtë janë objektet e nxjerra në shitje dhe të grupuara në dy paketa.
Paketa e parë e aseteve shtetërore të përfshira në procedurën e privatizimit

Nr. Emërtimi i objektit Qarku/Rrethi
1 Arka e Kursimit, Shkoder/ Shkoder.
2 Ish Muze, në Sheper, Gjirokastër/ Gjirokastër
3 Ish Shkolla e Mesme në Nivan, Gjirokastër/ Gjirokastër.
4 Magazina e Farmacive Elbasan /Elbasan.
5 Objektet 8,9,10,11,12,13 te Ish N/Repart Ushtarak AKA 2825, në Kala, Berat/ Berat.
6 Tunele Tapizë /Tiranë.
7 Librari Fier /Fier.
8 “Garazh” Ish UPN Kuçovë /Berat.
9 “Zyra te Permbarimit Gjyqesor “ Berat/ Berat.
10 Ish Ofiçinë, Bibliotekë, Magazinë, Morg dhe Lavanteri, Shkodër /Shkoder.
11 Çerdhe 1 Maj Shkoder.
12 Ish Dogana, Stacioni i Trenit Shkoder.
13 Banaku i Lokal Sopoti Librazhd/ Elbasan.
14 Garazhe të Ish qendrës Ekonomike të Arsimit në Librazhd /Elbasan.
15 “P.P.K.Llongo” në Gjirokaster/ Gjirokastër.
16 Depo në Libonik /Korçë.
17 Ndërtesa e grupit Spatharë Shkoder.
18 Kantina e Verës Milot /Lezhë.
19 Kinema 13 Shtatori Berat.
20 Ish zyrat e Gjëndjes Civile Çërravë/ Korçë.
21 Parkimi i Automjeteve Tiranë.
22 “Ofiçina e ish Ndërmarrjes Gjeologjike Burrel /Dibër.
23 Ish ndërmarrja e drithit (ish banesë shtetërore) Elbasan.
24 Librari “Kuvendi” Lezhë.
25 Zyrat e ish ndërmarrjes Komunale Berat.
26 Ish-ofiçina e ekspeditës Gjirokastër.
27 Ish Parku Automobilistik i mallrave Gjirokastër.
28 Arkivi i filmit, magazina kostumesh, Atelie e vjetër Tiranë.
29 Garazh, ish SMT në Gramsh / Elbasan.
30 Pikë karburanti centrale Vlore.
31 Ndërtesë e Grupit Qafë-Qele Shkoder.
32 Ndërtesa e Grupit Puke “Kroi i Zojes” Shkoder.
33 Magazinë (Tetojë) Shkozet (ish DFE Durrës) Durrës.
34 Depo drithi ne Trebinje-Pogradec/ Korçë.
35 Posta e Policise Kufitare Katund Gjirokastër.
36 Librari në fshatin Sinanaj, Tepelenë/ Gjirokastër.
37 Ndërtesë e grupit Bogë Shkoder.
38 “Dyqan Industrial” Potom Skrapar/ Berat.
39 “Ish-Zyrat e Komunes” ne Vrisera /Gjirokastër.
40 “Ish-Ambulanca”, kati përdhe ne Vrisera /Gjirokastër.
Paketa e dytë e privatizimeve

Nr. Emërtimi i objektit  Qarku/Rrethi
1 “Ish Shkolla 8 vjeçare Lapardha 1”, Berat /Berat.
2 “Ish Shkolla Fillore” Veterik, Berat /Berat.
3 “Agjencia” e parkut të udhetarëve Berat/ Berat.
4 Garazhe Fier /Fier.
5 “Mensë, zyra, magazinë”, Buçimas/ Korçë.
6 NFK-Ndërfushas, Rrëshen/ Lezhë.
7 Ndërtesë e Grupit Tamarë Sektori Shkoder/ Shkodër.
8 Sera & magazina tek insituti i patates Tiranë.
9 Disa ambiente në Katin e Parë të Godinës 2 katëshe, e SHGJSH Tiranë.
10 Godine 1 katëshe e sharrave prerëse të kampioneve Tiranë.
11 Magazina e Repartit të Montimit Tiranë.
12 Objekti “Ambient”, i ish Shtepisë Botuese “Naim Frashëri” Tiranë.
13 Farmacia KLOS Dibër.
14 Ish depo karburanti Sulç /Dibër.
15 5 Objekte të Drejtorisë Pyjore Dibër/ Dibër.
16 Objekti nr. 104, Uzina 12 & Ni-Co. Elbasan.
17 Reparti i Marangozit Ersekë /Korçë.
18 “3 Depo + peshorja” e rep.101/k Lapardha Berat /Berat.
19 “Godina e gjykates se rrethit” Skrapar /Berat.
20 “N.Sh.N “ (ish SHISH-i Kuçovë) Berat.
21 “Agjencia Mbolan” Berat.
22 Magazinat e Vjetra, Këndi Kuq /Dibër.
23 Peshore Shupenzë /Dibër.
24 Ambjente Artizanale Peshkopi/ Dibër.
25 Objekti Ish Kooperat.Bujqësore”Partizani” në Fushë-Krujë/ Durrës.
26 Ish Zdrukthtari për shërbime funerale në Gramsh/ Elbasan.
27 Objekti nr. 124 (Stacioni i aspiratorëve të gazit) Elbasan.
28 Ish Magazinat e Spitalit Gramsh/ Elbasan.
29 Garazhe në Elbasan /Elbasan.
30 Bodrum në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në Elbasan/ Elbasan.
31 Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Këlcyrë/ Përmet.
32 “Posta e Policisë Kufitare Mesare”, Përmet/ Përmet.
33 “Shkolla e Vjetër Çarçovë”, Përmet/ Përmet.
34 Objekte:”Ofiçina Qendër”, “Zyrë e Sektorit”,”Depo & Zdrukthtari”, “Magazina” dhe “Garazhe” Tepelenë.
35 “Zyrat e Ish-Kooperativës” në Golem/ Gjirokastër.
36 “Pulari Reparti ushtarak 1015” Pogradec.
37 “Objektet PPK Peshkëpi” Pogradec.
38 “Dega Arkivore Kolonjë /Korçë.
39 Ndërtesë e Grupit Bushat /Shkoder.
40 Agjencia e Kredive /Vlore.
41 Reparti i Axhusterisë Fier.
42 Ish ndërmarrja Gjeologjike Vlore.
43 Garazh Pogradec.
44 Librari Berat.
45 Godine 1 katëshe Korçë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − seven =