Qortimi biblik i Zotit … - Arbëria News

Qortimi biblik i Zotit …

Odise Kote

Për solidaritetin dhe ca ndjenja njerëzore që i kishim braktisur…

Shtëpia e mikut tim në Dunavat të Gjirokastrës është e ngritur me themelet brenda shkëmbit. Nuk e tund asgjë !
Babazoti i shtëpisë, një burrë 106 vjeçar që vdekja e ka haruar prej kohësh, më thotë : “A do të dish shkaktarin e Tërmetit ? Është gërnja e njeriut, e atyre të politkës, lakmia, uria e ndyrë për para e pushtet. Largoni këto dhe do ta largoni edhe Tërmetin nga toka e Shqipërisë.”

Babazot, e lut me sy nikoqiri që na ka ftuar, se shikon TV ? Solidaritet i paparë. Erdhën sa hap e mbyll sytë vëllezrit nga Kosova, Emigrantet nga Greqia e Italia, artistet Dua Lipa e Rita Ora dhanë menjëherë 2 milionë dollarë. I gjithë shteti në këmbë. Pronarët e hoteleve, bizneset dhe qytetarët e thjeshtë ofruan ndihma. Të gjitha bashkitë shkuan në Durrës e Thumanë. E gjithë kjo energji pozitive e krijuar mund te zhvendosë dhe malet. Asnjë popull tjeter nuk e ka këtë solidaritet në raste fatkeqësish.

Po pse e harxhojmë kot këtë energji ?
Ditë për ditë ? Ë …? i kthe babazoti i zemëruar.
Rri mor kërthi pa tru !
Ai që ka këmbët jashtë zjarrit, e ka të lehtë t’iu japë këshilla atyre që po digjen…

Në ç’orë ra Tërmeti ? – m’u drejtua me ato sytë e vegjël si dy shkëndija të befta zjarri.
Në katër pa pesë të mëngjezit, ja ktheva aty për aty.
E sheh… E sheh apo jo …?
Ajo është ora e ndëshkimit.
Në orën katër të mëngjezit njerëzinë e këput gjumi.
Dhe qentë e stanit pasi kanë lehur gjithë natën në atë orë i kapit gjumi.
Edhe Shemo hajduti në orën katër vidhte.
Edhe polici në orën katër vjen e ti hedh byzylykët.
Edhe laneti në orën katër arratiset nga burgu …
Ah ora katër e mëngjezit…
Ajo është ora e ndëshkimit të zotit !

Po ç’punë ka Zoti me Tërmetin apokaliptik që gati na rrafshoi Durrësin e Thumanën ? – i tha prapë si i zënë në faj nikoqiri i shtëpisë.
Ka more ka; kroi zërin e ngjirur Babazoti.
Ne besojmë genjeshtrat, ato të veshurat me petkat që ja grabiti të vërtetës duke e lënë lakuriq. Gabimi i madh që bëjmë sa herë na pllakos mbi kokë një fatkeqësi është ai prej të cilit ne nuk mësojmë asgjë.

Nuk e di pse i thellë – thellë i dhashë të drejtë Babazotit 106 vjeçar duke m’u kujtuar në çast fjalët e Nënë Terezës : “Çdo vepër e mirë, që bëhet me gjithë zemër, e afron njeriun gjithnjë e më pranë zotit …”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − three =