Rama: Do përpiqemi ti bindemi disiplinës gjermane - Arbëria News

Rama: Do përpiqemi ti bindemi disiplinës gjermane

Forumi Ekonomik i Vjenës ka nisur sot ditën e dytë të punimeve. Paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, visit me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”.

Te pranishem ne Forum jane 6 kryeministrat e rajonit nderkohe qe mungon kryeministri i Greqise Cipras. Kryeministri Rama mori i pari fjalën në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ekonomik. Kryeministri theksoi se ky është viti i parë që e gjen rajonin pa asnjë konflikt.“Do përpiqemi ti bindemi disiplinës gjermane.”­ u shpreh Rama pasi drejtuesi i forumit Joschka Fischer u caktoi 10 minuta kohë për prezantim. Kryeministri Rama u shpreh se vendet e rajonit aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian ndaj nuk kanë më kohë të shohin prapa.

“Është një privilegj dhe nder i madh për mua t’ju uroj mirëseardhjen në emër të qeverisë shqiptare në Tiranë. Europa Juglindore sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20 me asnjë konflikt në kufijtë rajonit. Kjo ndodh për aspiratën e popujve tanë për integrim në BE. Kjo tregon se nuk kemi kohë të kthejmë kokën mbrapa na duhet të shohim para për të hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit në rajon. Ne kandidojmë për pozicione të ndryshme në vende tona parashtrojmë atë në të cilën besojmë të cilat besojmë se ndihmojmë vendin për të kaluar këto sfida.”­ u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se nuk mund të ecet vetëm pasi ekonomitë e rajonit janë të ndërlidhura. “Nuk mund të ecim të vetëm duhet të ecim me të tjerët sepse ekonomikë tona janë të ndërlidhura. Askush nuk është i paprekshëm nga sukseset dhe dështimet e fuqive të mëdha ekonomike. Duhet të inkurajojmë vetëdijen e asaj çka jemi dhe çfarë mund të ofrojmë. Synimi ynë i përbashkët i të gjitha vendeve është të bëhemi anëtarë të BE dhe besoj fort se do jetë mirë për Shqipërinë, troche rajonin, Europën dhe botën. Jemi të vetëdijshëm që nuk është një shteg i lehtë,” –u shpreh Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 2 =