Rama: Do rishikohen lejet e HEC-ve, stop ndërtimit të tyre në zonat e mbrojtura - Arbëria News

Rama: Do rishikohen lejet e HEC-ve, stop ndërtimit të tyre në zonat e mbrojtura

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”30834″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kryeministri Edi Rama në një tryezë me investitorët bëri të qartë se qeveria do të ndalojë çdo lloj investimi që bëhet në zonat e mbrojtura, there kryesisht në sektorin energjetik dhe atë minerar. Nuk do të lejohet më lidhja e kontratave me asnjë investitor që me ndërtimin e hidrocentraleve apo shfrytëzimin minerar shkatërron mjedisin në vendin tonë.

Por, propozimi i shumicës qeverisëse për ndryshimin e ligjit nuk do të prekë ata investitorë të cilët i kanë zhvilluar projektet e tyre ose që janë në proces, edhe pse këto leje janë dhënë në zona të mbrojtura mjedisore. Rama tha se nuk do të lejojë sakrifikimin e të ardhmes së brezave përballë babëzisë për investime.

“Qeveria është angazhuar për të rivendosur rendin ligjor në këtë terren ku ka ende shumë për të bërë. Dy momente me rëndësi themelore që janë adresuar në këtë periudhë kanë pasur të bëjnë me minierat dhe me HEC-et për të krijuar një ekuilibër sa më të natyrshëm mes nevojës së pandalshme për zhvillim dhe që ky zhvillim të mos cënojë të ardhmen e vendit dhe të mos ndodhë në kurriz të gjeneratave të tjera. Në vitet e shkuara kemi pasur një zhvillim të paqëndrueshëm ku të drejtat e zhvillimit janë dhënë pa hesap dhe pa drejtuar mekanizmat e domosdoshëm për të monitoruar detyrimet që burojnë nga këto të drejta. Ka disa shembuj shumë domethënës lidhur me faktin se shumë kompani që kanë operuar në sektorin e minierave dhe ndërtimin e HEC-eve vazhdojnë t’i kenë detyrime të rënda shoqërisë dhe një pjesë e tyre për vite të tëra as nuk kanë denjuar të paguajnë garancinë e rehabilimit. Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli zhvillimi ka sjellë një numër të drejtash apo lejesh të dhëna për HEC-e ndër të cilat 113 janë drejtpërdrejtë në zona të mbrojtura, të caktuara ligjërisht si zona të paprekshme nga rrugët e zhvillimit, 42 janë në prodhim, 23 janë në proces, 48 të tjera nuk kanë filluar punë dhe nuk do të fillojnë, pasi në projektligjin që propozohet për të rishikuar lejet e dhëna do të ndalohet ndërtimi i HEC-eve apo çdo lloj tjetër aktiviteti në zonat e mbrojtura”,  u shpreh Rama.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 7 =