Rama flet për reformën në drejtësi dhe koalicionin - Arbëria News

Rama flet për reformën në drejtësi dhe koalicionin

Klargea_rama-konference1394017547

ryeministri Edi Rama në një intervistë për “Top Channel” nga Belgjika ku ndodhet për të mbajtur një leksion në ‘College of Europe’, adiposity një kolegj që ndodhet në Bruzh, price ka deklaruar se, qeveria e tij është e vendosur për realizimin e reformës në drejtësi dhe ka nënvizuar se, koalicioni qeverisës nuk ka asnjë mëdyshje për këtë.

Duke folur për reformën në drejtësi, tema kryesore aktuale në vend dhe afatin kohor kur ajo mund të finalizohet, Rama  thotë:  “Unë nuk jam fallxhor dhe nuk shoh filxhan, por di të them se jemi në një proces që ka qenë shembullor, për nga mënyra se si është përgatitur, si është çuar përpara, se si ka garantuar mbledhjen e të gjithë burimeve të mundshme të ekspertizës së brendshme dhe ndërkombëtare, dhe se si po materializohet duke përfshirë Komisionin e Venecias.Kështu që me të marrë raportin final të Komisionit të Venecias, do të kemi një bazë më të qartë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë dhe se si do të shkojnë gjërat më tutje. Por, reforma në drejtësi është e pashmangshme dhe është e qartë për të gjithë se kush i shmanget refomës në drejtësi, hyn në telashe të mëdha me popullin shqiptar”.

Referuar disa mosdakordësive brenda koalicionit, sa i takon procesit reformues të sistemit të drejtësië, dhe asaj cka është biseduar në darëkn e fundit me aleatin e tij Ilir Meta, Kryeminisgri theksoi se ”nuk është çështje drekash e darkash. Është çështje e një vizioni të qartë të koalicionit për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, e një përgjegjshmërie të madhe për detyrën tonë si koalicion që të kryejmë këtë reformë dhe natyrisht, e roleve të ndara midis meje, si kryeministër, dhe bashkë-kryetarit të koalicionit, si kryetar i kuvendit. Nëse për mua, gjërat janë qartësisht bardhë e zi, në këtë aspekt dhe nuk ka shumë për të hedhur vallen e konsensusit, në kurriz të reformës, për kryetarin e kuvendit është, jo vetëm e drejtë, por dhe detyrim që të predikojë konsensus, konsensus, konsensus, sepse nuk është vetëm kryetar kuvendi i shumicës, por dhe i pakicës. Kështu që gjërat janë në normalitet. Rëndësi ka që palët kanë thënë se Venecia është garant i konsensusit dhe të dëgjojmë Venecian deri në fund”

.Nëse do të jetë apo jo i gatshëm të bëjë lëshime ndaj opozitës apo të takohet me kreun  e saj, sa i përket reformës në drejtësi, Rama tha:Jam i gatshëm për çdo rast e në çdo çështje që të bisedojë me këdoqoftë dhe sigurisht, edhe me kryetarin e partisë  demokratike, edhe me liderin e PD-së, me këdoqoftë, por kushti është shumë i thjeshtë. Të bisedojmë jo për të biseduar, por të bisedojmë për të zgjidhur probleme dhe nuk kemi pse bëjmë farsa konsensuale, për sa kohë jemi qartazi të ndarë në interpretimin e asaj ç’ka thotë Komisioni i Venecias. Pasi komisioni i Venecias të japë raportin final, atëhere duhet të shikojmë çdo rrugë për të siguruar mbështetje sa më të plotë për reformën. Por, kurrë, asnjëherë, unë dhe partia socialiste nuk do ta tradhëtojmê reformën dhe aspiratën e drejtë të popullit shqiptar për t’i dhënë fund sistemit të korruptuar të drejtësisë për hir të një pazari, që gabimisht, shpesh herë në Shqipëri është quajtur konsensus.”

Lidhur me afatin e mundshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE, Rama shprehet se “Çelja e negociatave nuk është vendim-marrja apo opinioni ynë. Është vendim-marrje e paparashikueshme e vetë Bashkimit Europian për të gjitha ato arsye që dihen, pasi nuk është më si dikur që Komisioni jep opinionin dhe pastaj negociatat çelen, por varet se si do të jenë konjukturat e brendshme dhe se çfarë do të thonë egoizmat kombëtare të gjithësecilit, kur do të duhet të shqyrtojnë këtë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi parësore është që ne të bëjmëdetyrat tona dhe është e qartë se reforma në drejtësi është detyrë kyçe dhe kalimi i reformës në drejtësi është një hap vendimtar për të modernizuar dhe europianizuar, më tej, Shqipërinë dhe për të vazhduar procesin e reformave dhe të shtet-ndërtimit në Shqipëri, sepse në fund të fundit, ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkon Brukseli, por sepse janë shumë të rëndësishme për vendin dhe fëmijët tanë”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =