Rama: Liria e shprehjes, armë për të luftuar padrejtësinë - Arbëria News

Rama: Liria e shprehjes, armë për të luftuar padrejtësinë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për lirinë e medias është shprehur se “liria e shprehjes është arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes”.

Rama tha, “Për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shprehjes nuk nevojiten vetëm ligje të reja, por një përpjekje tërësore shoqërore. Liria e shprehjes, arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes. Nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj”.

Kreu i qeverisë shtoi se “cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë”.

 E.M

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =