Rama mbështetësve të PD në Kukës: Votoni Hasan Halilin, Saliun mbajeni për mbret - Arbëria News

Rama mbështetësve të PD në Kukës: Votoni Hasan Halilin, Saliun mbajeni për mbret

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, price Ilir Meta, ishin në Kukës në mbështetje të kandidatit të majtë të Kukësit, Hasan Halili.

Gjatë fjalës së tij, një apel të veçantë Rama ia drejtoi mbështetësve të PD-së. Ai iu kërkoi që në zgjedhjet e 21 qershorit të votojnë Hasan Halilin.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë që ata duhet të ndryshojnë teserën e partisë që ata besojnë. Madje, një votë e tillë nga demokratët, tha Rama, do të shkundte mirë dhe vetë Partinë Demokratike.

Nuk jam duke u thënë anëtarëve të PD-së hajde bëhuni anëtarë të PS apo LSI dhe braktisni PD, sepse ne kemi nevojë për PD dhe Shqipëria ka nevojë për PD. Jua them me sinqeritet, nëse do të isha unë në PD, do votoja Hasan Halilin për ta shkundur e zgjuar PD për ta shpëtuar nga hija e vetvetes që nuk qan hallin e vet por të qytetarëve, që ka një alternativë një program.

Ata që nuk e imagjinojnë dot Shqipërinë pa Saliun ta mbajnë Saliun për mbret por shërbëtor në Kukës të zgjedhin Hasahin, se këtu në Kukës ju duhet një shërbëtor nuk ju duhet një miniSali që ju bën politikë gjithë ditën dhe të bëjë 7 ditë të javës, 7 të enjte. Nëse doni punë keni Hasan Halilin nëse doni ta bëni kalendarin me 7 të enjte dhe çdo ditë të keni sherr politik dhe në vend të merrni cerdhe shkolla e mbështetje të merrni vetëm refrenin e këngës “Rama- Meta ka maru” ja ku e keni policin e Flamurit, mbani policin me gjithë Flamurin dhe i pafshi hajrin, ça t’ju them unë“, tha Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 9 =