Rama: Nuk ka më vend për diplomatë burokratë - Arbëria News

Rama: Nuk ka më vend për diplomatë burokratë

“Nuk ka vend për diplomatë që nuk kanë kulturën që të artikulohen në gjuhën amtare, lëre më pas në një gjuhë të huaj. Nuk duhen individë që nuk janë në gjendje t’i kuptojnë rrjedhat politike dhe t’i përkthejnë sipas interesave tona. Është bërë goxha pastrim këto 4 vite nga gjithëfarëlloj parazitësh të katapultuar në përfaqësitë tona për arsye nga më të ndryshmet, përveç arsyes për t’i shërbyer vendit. Por, ende kemi diplomatë delenxhinj”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për shoferët e ambasadave. 

“Nuk po zbres deri te shoferët e ambasadave, ku edhe sot gjendet ndonjë allçak nga ata që i kthyen ambasadorët në këmbësore dhe veturat e shtetit në taksi familjare”, u shpreh Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =