Rama ofron një zgjidhje: Subvencionim 100% për këta studentë - Arbëria News

Rama ofron një zgjidhje: Subvencionim 100% për këta studentë

Kryeministri Edi Rama e ka pasur të vështirë komunikimin për studentët të nisur sot në orën 11:00 duke qenë se studentët nuk pranuan të dialogojnë por kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre.

Nga njëra anë shefi i qeverisë tha se është me çdo student por nga ana tjetër deklaroi se nuk është Zoti dhe se nuk mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet duke kërkuar dialog me studentët. Ai tha se tarifat nuk i vendos qeveria por universitetet por megjithatë u shpreh i gatshëm të investohet nga buxheti i shtetit për të mbështetur studentët.

“I gatshëm për të shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter”, tha Rama.

Shefi i qeverisë deklaroi se kërkon dialog me studentët, sepse negociatat bëhen mes palëve që janë në konflikt. Sipas Ramës, qeveria dhe studentët nuk janë në raporte konfliktuale me njëri-tjetrin.

“Jemi sot  në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej  3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim.


Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?

Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve  të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama.

Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre.

48365760 10156299833726523 7682177933842055168 N

“Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. E jam me çdo prind që mbështet çdo student. Kush është aty për veten e tij nuk ka nevojë të zgjedhë as forume, as përfaqësi, as të marrë përsipër të negociojë por ka mundësi të vijë dhe ulet e të flasë me mua. 100 veta, 200 i pres. Këta profesorë që dalin nëpër banakë se kujtojnë se iu erdhi dita të marrin dhe ata apo të bëjnë ata një dhjetor të dytë dhe thonë ç’është kjo?! Kryeministri është vënë aty për të qeverisur. Të bëjë detyrat, të zbatojë kërkesat. Unë nuk mendoj se jam më i zgjuari nga të gjithë. Unë besoj shumë se unë këtë punë mund ta bëj shumë më mirë, sa më shumë t’i mbaj veshët hapur.

Unë dua të them edhe njëherë, cilat kërkesa? Tarifat patjetër, t’i diskutojmë dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndiej dhimbjen e prindërve dhe studentëve që kanë nevojë për më shumë mbështetje politike. Tarifat nuk i vendos qeveria, quhet autonomi universitare. Qeveria vendos një tavan, se përndryshe do kishin kapërcyer kacafiu. Megjithatë patjetër, ne jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Ama duhet diskutuar kjo apo duhet thënë, duhet shkruar, që pastaj të fillojë prapë loja, jo po si e tha. Me korrespodencë, si?”, deklaroi Rama.

Ai tha se është shumë i vetëdijshëm me të gjitha kërkesat dhe shumë i avancuar me çfarë duhet të bëjmë së bashku. Rama ndërkohë tregoi dhe për debatin që kishte pasur me një student duke lexuar mesazhin e tij që shprehte shumë pakënaqësi dhe shqetësime.

“Mesazh nga një student që më erdhi mbrëmë në 1 të natës. Nuk kam autorizimin t’i përmend emrin, por e ka dhe emrin e fotografinë. Studenti thotë ‘përshëndetje zoti Rama, jam student në vit të tretë në fakultetin ekonomik, u bë dita e pestë që protestoj si një student i preokupuar për të ardhmen e arsimit… Si mund të dialogojnë mijëra studentë si ne. Ka pedagogë të paaftë deh një Zot i di si i kanë marrë ato doktoraturat…’. Kam bërë një debat të gjatë me këtë djalin, por pikërisht. Kush jam unë, Zoti. Jo nuk jam Zoti që të zgjidhen çështjet. Zgjidhjet të gjitha janë të mundura, por gjetja e tyre bëhet me një rrugë të përbashkët.

Do t’i marrim të gjitha përgjegjësitë. Këtu nuk është çështje vlerash financiare, këtu është çështje vlerash të nevojshme dhe të domosdoshme”, deklaroi Rama.

/BalkanWeb/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + eighteen =