Rama prezanton kandidatët në Mallakastër dhe Patos: Votoni ASHE-në, mos iu ktheni së shkuarës - Arbëria News

Rama prezanton kandidatët në Mallakastër dhe Patos: Votoni ASHE-në, mos iu ktheni së shkuarës

Nga Mallakastra, malady ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Shyqyri Kapllani, approved kryeministri Rama ka ripërsëritur akuzat ndaj opozitës dhe kandidatëve të saj në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, drug duke i cilësuar projektet e tyre një kthim pas.

“Ata thonë votoni për SHQUP-in që kushdo që të kapi një shesh, të bëjë një përshesh, të ndërtojë pa leje, ta bëjë, se nuk vazhdohet më kështu, me shtet me disipline”  deklaroi Rama.

Rama replikoi në distancë edhe me premtimet e bëra nga Partia Demokratike, si grisja e hartës së re territoriale që sipas tij nuk janë në kompetencë të bashkisë.

“Ata thonë votoni për SHQUP-in që ta grisim këtë hartën territoriale se nuk ka kuptim të jetë një bashki Mallakastra, por duhet ta bëjnë 20 komuna. Ta zëmë se po ia hymë këtij diskutimi. Por çfarë lidhje ka 21 qershori me këtë? Pse Shyqua do ta grisi hartën, apo ai i komunës Qendër? Çfarë ka në dorë ai për dritat, çfarë ka në dorë ai për problemet që flet SHQUP-i?  tha ai.

Rama premtoi se “Në katër vitet e ardhshme, në Mallakastër do të hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor dhe rezultatet do të fillojnë të duken shumë shpejt. Por përpara se të bëjmë këtë, duhet që t’i japim Shyqyriut një mbështetje të madhe, duhet që ta fitojmë këtë bashki me një rezultat shumë bindës. Një rezultat që të jetë shprehës i nevojës së secilit dhe çdo familjeje këtu, për ndryshim dhe shprehje e nevojës për të shkuar të gjithë bashkë në drejtimin e duhur”.

Në vijim, Kryeministri zhvilloi takimin e rradhës në Patos ku prezantoi kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” Rajmonda Balili.

Rama deklaroi se të gjitha komunat ekzistuese do të bëhen njësi, si njësitë bashkiake të Tiranës, si njësi shërbimi për çështje dokumentesh, certifikatash, çështje që lidhen me dokumentacione të tokës e kështu me radhë.

‘Në këto zgjedhje ne duhet të kuptojmë se kandidatët tanë janë kandidatë plotësisht të përbashkët. Ne i kemi fituar zgjedhjet si aleancë, si një aleancë e madhe që në boshtin e vetë ka partneritetin dhe strategjinë e të dy partive. Të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe jemi gjithmonë e më shumë dy parti dhe një forcë udhëheqëse e koalicionit’.

‘Edhe për çështjen e ndotjes që e përmendi dikush, deri dje ka qenë shumë e vështirë për shkak se janë gjitha ato komuna që janë të prekura e të lidhura në atë punë e kryetar komunash që kanë bërë lojërat e tyre. Ndërkohë që ne jemi në një proces që për arsye ligjore dhe të ligjeve ndërkombëtare, është një proces i mbyllur’ tha Rama.

 

 

 

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =