Rama prezanton Subashin në rrënojat e Apolonisë: Vota për PD-në është votë e hedhur në drejtimin e gabuar - Arbëria News

Rama prezanton Subashin në rrënojat e Apolonisë: Vota për PD-në është votë e hedhur në drejtimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të mazhorancës për zgjedhjet vendore. Kreu i qeverisë ndodhej në Fire, diagnosis për prezantimin e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Armando Subashi, për kryetarin e ri të bashkisë.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Partia Demokratike nuk garon me kandidatë për të ofruar zgjidhje për qytetarët, por garaon që të vërë në krye të bashkive përfaqësues të SHQUP-it për të bllokuar projektet dhe për të thënë që qeveria nuk po punon dhe duhet ta rrëzojmë.

Gjatë prezantimit të Subashi nën rrënojat e Apolonisë, Rama vuri në dukje se ai ka mbështetjen e koalicionit dhe se do ta kthejë Fierin në drejtimin e duhur, duke theksuar se vota për PD-në është votë e hedhur në drejtimin e gabuar.

“Kryetari i Saliut atje kërcënon qytetarët se po votuan PD-në do të mbeten pa punë, pa ujë e të tjera. Të votosh për një kandidat të PD-së sot, do të thotë ta çosh votën në drejtimin më të gabuar dhe ta lësh bashkinë pa timon, pa drejtues, pa drejtim. Kam besim që shumë nuk do e çojnë votën kot. Le t’ia japin votën PD-së për këshillat bashkiakë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, “Kemi ende shumë për të thënë për 18 muajt që pasuan, pas besimit masiv që na dhanë qytetarët dhe sidomos në qarkun e Fierit. Kanë qenë 18 muaj mjaft të ngjeshur me vështirësi, duke filluar nga përballja me plagët plot hemoragji të qeverisjes së shkuar, por edhe me një borxh të mbartur që ata që rrënuan Shqipërinë e kishin fshehur duke ua lënë në kurriz shumë sipërmarrësve”.

“Në 18 muaj”, theksoi Rama, “kemi arritur ta ndalim hemoragjinë dhe të fillojmë ta kthejmë vendin në drejtimin e duhur. Të kthejmë në drejtimin e duhur, ekonominë, financat, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë etj. Jam i vetëdijshëm për poblemet që njerëzit vazhdojën të kene, për mundin e shumë njerëzve që jetojnë me punë të ndershme dhe që kanë nevojë për mbështetje. Reformat nuk janë as koncerte, as ndeshje futbolli, as festa dhe dasma, por operacione të vështira dhe kërkojnë mund dhe sakrifica dhe përballimin e dhimbjeve me durim. Por këto reforma do të na ndihmojnë të vazhojmë në drejtimin e duhur në rrugën për të cilën ju dhe 1 milionë shqiptarë na keni votuar në 23 qershor”, tha kryeministri Rama.

“Zgjedhjet e 21 qershorit janë shume të rëndësishme, pasi janë zgjedhjet e para që bëhen me një hartë të re të ndarjes territoriale, duke u bashkuar komuna që ishin të ndara nga qyteti, që tashmë do të kenë mundësi të barabarta me banorët e qyteteve për të marrë shërbimet për ujësjellës, për pastrimin etj. Më parë ndarja e bënte të pamundur që çdo komunë të ofronte një shërbim dinjitoz për ujësjellësin, për mbledhjen e mbeturinave etj”, u shpreh kryeministri Rama.

Në fjalën e tij kandidati për bashkinë e Fierit, Armando Subashi deklaroi se fokusi i punës së tij do të përqëndrohet te problemet me bujqësinë me të cilën hasen fermerët. Ai u shpreh se një nga të mirat që do të sjellë reforma e re teritoriale është krijimi i zonave funksionale.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 11 =