Rama: Reformat kanë nisur të japin rezultate - Arbëria News

Rama: Reformat kanë nisur të japin rezultate

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në “Facebook” një grafik ku tregohet vlerësimi që i bëjnë tregjet ndërkombëtare ekonomisë dhe financave shqiptare.

“Kam vënë re se grafikët nuk e tërheqin njëlloj si imazhet e tjera vëmëndjen e miqve të këtij rrjeti. Por ky grafik ka një rëndësi të posaçme dhe ia vlen një moment përqendrim. Është grafiku i vlerësimit që i bëjnë tregjet ndërkombëtare ekonomisë dhe financave shqiptare”, order shkruan Rama.

Në të majtë të grafikut, vijon Kryeministri Rama, “pika prej 5.75% (norma e interesit) është pasqyrë e perceptimit të tregjeve për borxhin publik shqiptar dhe financat e Shqipërisë, nga tregjet financiare ndërkombëtare një vit më pare”.

“Në të djathtë të grafikut, që siç e shihni shkon në ulje të vazhdueshme është perceptimi sot, që tregon një përmirësim të qenësishëm në ekonominë e në financat e Shqipërisë; çka e përcjell vendin tonë në pasqyrën e tregjeve financiare ndërkombëtare, me një pozitivitet të konsiderueshëm edhe në raport me vende të tjera të rajonit apo më gjërë”, thekson ai.

Ky grafik, shton Rama, “u tregon tregjeve se për shkak të reformave, Shqipëria ka mundur të financojë borxhe të vjetra, të shtrenjta e afatshkurtra, me instrumenta efikasë, më të sigurt, më të lirë, më afatgjatë, e me më pak rrezikshmëri. Që do të thotë se ky vend sot nuk ka më asnjë rrezik të paparashikueshëm financiarisht”.

“Reformat kanë nisur të japin rezultate dhe falë reformave, reputacioni ekonomik e financiar i vendit ka një përmirësim të dukshëm e të pamendueshëm vetëm tre vjet e pak më pare”, shkruan Kryeministri Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =