Rama shpërndan legalizime në Tiranë, batuta për kandidatin e PS të kryeqytetit: Majko futi Veliaj në PS. Pandi: Rama edhe Veliajn e cilëson si ndërtim pa leje - Arbëria News

Rama shpërndan legalizime në Tiranë, batuta për kandidatin e PS të kryeqytetit: Majko futi Veliaj në PS. Pandi: Rama edhe Veliajn e cilëson si ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku shpërndau 1001 leje legalizime në kryeqytet theksoi rëndësinë e votës për Bashkinë e re në zgjedhjet e 21 qershorit, page dhe u shpreh se Veliaj do të bëjë shumë më tepër për Tiranën dhe modeli që do të sjellë do të jetë edhe më i suksesshëm sa kur vetë Rama drejtonte bashkinë më të madhe në vend.

Kreu i qeverisë tha se në një vit u bënë 25 mijë legalizime dhe akuzoi qeverin e kaluar se e tërhoqi zvarë këtë proçes duke e lënë Aluiznin si një magazinë pa inventar.

Në ceremoninë që u zhvillua pranë Muzeut Historik ishin të pranishëm jo vetëm kryeministri Rama, viagra dosage kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, visit this deputeti i PS-së Pandeli Majko por dhe kandidati i majtë për kryetar bashkie të kryeqytetit Erion Veliaj ku nuk munguan as batutat me njëri-tjetrin.

Vota shprehje e ambicies që çdo person ka për qytetin e tij, për shërbimin që ai do të ofrojë. Duke votuar Erionin më 21 qershor do të jenë shumë e shumë më tepër njerëz që do ta shohin këtë si model suksesi. Do të bëhet shumë e më shumë për se çfarë bërë unë për Tiranën. Pasi Erioni do të ketë në krah një qeveri që do ta mbështesë. Për 4 vite Bashkia e re do të jetë një model suksesi. Më i suksesshëm se modeli që solla unë në Tiranë.”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama shprehu një vlerësim të veçantë për Majkon duke e cilësuar si njeriu që “legalizoi” Erion Veliajn në Partinë Socialiste, pa të cilin ky i fundit nuk do të ishte i njëjti.

Pandeli Majko futi Veliaj në PS. Legalizimi që i bëri Pandi duke e futur në PS është një ogur i mirë. Kush ka lidhje shpirtërore me Pandin ka vetëm mirë.”- tha Rama.

Nga ana e tij Majko iu përgjigj se edhe Veliajn, Rama e cilëson si ndërtim pa leje, por e vërteta sipas tij është se së bashku kanë ndikuar te kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.

Unë edhe Edi jemi njerëzit që bëmë këtë Erion që shikoni sot. Edi bërë katin e parë, unë të dytin.”- tha Majko.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =