Rama sulmon Holandën: Kriminelët janë kriminel, në çfarë do lloj kombësie - Arbëria News

Rama sulmon Holandën: Kriminelët janë kriminel, në çfarë do lloj kombësie

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit me kryeministrat e Ballkanit, ka mbajtur një konferencë për shtyp me komisionerin, Johanes Hahn.

Në fjalën e tij përballë mediave, Rama tregoi për planin prej 115 pikash i cili do të zbatohet në kuadër të transformimit të rajonit, ai ka reaguar edhe në lidhje me raportin holandez dhe lajmet për rikthimin e vizave.

Ai ka thënë se refuzon  të pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, pasi kriminelët janë kriminel, pavarësisht kombësisë.

“Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë. Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.

Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =