Rama-Topi, FRD "merr" bashkinë e Kamzës - Arbëria News

Rama-Topi, FRD “merr” bashkinë e Kamzës

Ndonëse aleanca Rama-Topi ishte një lëvizje politike e paralajmëruar, look konkretizimi i marrëveshjes i dha një dimension tjetër psikozës së kësaj marveshjeje.
Ndërkaq, ambulance në takimin e fundit kokë më kokë, try Edi Rama dhe Bamir Topi, e kanë lënë të hapur mundësinë e negociatave në nivele të dyta, për të përcaktuar modalitetet e marrëveshjes politike dhe ndarjen e zonave të influencës.
Sipas burimeve parnë FRD-së, Bamir Topi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama Bashkinë e Kamzës . Bashkia e Kamzës, e cila nuk është qeverisur asnjëherë nga Partia Socialiste, është një ndër njësitë më të madhe në Shqipëri, pas Tiranës. Edhe pse FRD, në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, në të gjithë Shqipërinë ka marrë rreth 30 mijë vota, Topi ka treguar një oreks të madh, duke i kërkuar kryeminsitrit Edi Rama, Bashkinë e Kamzës.
Nga ana tjetër, sipas burimeve, pjesë e negociatave ka qenë edhe posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Rama i ka thënë Topit se nëse do të marrë 20 mijë vota në Tiranë, do të ketë të drejtë të propozojë postin e nënkryetarit të Bashkisë. Por, sipas sondazheve të kryera nga Partia Socialiste, pesha e FRD ka rënë ndjeshëm krahasuar me dy vjet më parë.
Por, më shumë se sa për vota, Rama vendosi ta fusë Topin në koalicion për të krijuar një efekt psikologjik dhe dekurajues brenda PD-së dhe duket se ia ka arritur qëllimit. Gjithashtu, mësohet se Topi ka kërkuar nënkryetar bashkie në Elbasan dhe Shkodër. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga kryeministri Edi Rama. Por, Rama ka pranuar që FRD të përfaqësohet në rang këshilltarësh në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − fifteen =