Rashica nuk ka të ndalur. Ja supergoli i tij në miqësoren e djeshme (VIDEO) - Arbëria News

Rashica nuk ka të ndalur. Ja supergoli i tij në miqësoren e djeshme (VIDEO)

20160407050538_art

Milot Rashica është njeriu i momentit te Vitesse. Sulmuesi i talentuar shqiptar e ka nisur këtë sezon ashtu sic mbylli të kaluarin duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në fushë.

Rashica ishte autori i golit të dytë në suksesin që arriti Vitesse me shifrat 2-1 ndaj skuadrës ruse të Rubin Kazan. Në miqësoren e zhvilluar në Slloveni, capsule sulmuesi i kombëtares kuqezi shfaqi një nivel shumë të lartë loje duke u konfirmuar si prej lojtarëve më të rëndësishëm që ka në dispozicion trajneri i Vitesses Henk Fraser.

Falë paraqitjeve të tij gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Vitesses në Eredivise,Milot Rashica ka ngjallur interesin e disa prej klubeve me emër në Europë, ku më tepër spikat Napoli.

 

Igli Çutra/Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 2 =