Deputeti Ndreu, pas heqjes nga lista e miqësisë me SHBA - Arbëria News

Deputeti Ndreu, pas heqjes nga lista e miqësisë me SHBA

Pas ngërçit të krijuar për dështimin e takimit të parë të grupit të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, prostate Kuvendi i ka hequr nga lista tre deputetë.

Në listën e publikuar nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë shfaqen 36 emra nga 39 që kanë qenë më parë.

Nga kjo listë mësohet se janëhequr emrat e deputetëve Tom Doshi, page Mark Frroku dhe PjerinNdreu.

Gjithashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri – Australi, duke u zëvendësuar me deputetin Ervin Bushati.

Zëvendësimi i emrave të deputetëve vjen pak ditë pas dështimit të mbledhjes së parë të grupit të miqësisë SHBA – Shqipëri, si dhe pas nisjes së procesit hetimor për akuzat e Tom Doshit drejtuar Ilir Metës, se ky i fundit kishte inskenuar një akt kriminal.

Lidhur me këtë çështje, prokuroria këtë të premte ka lëshuar edhe urdhër-arreste për Doshin dhe Frrokun, duke i akuzuar për dëshmi të rreme.

Pjerin Ndreu ka reaguar: 

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj lajmit se ai eshte hequr nga grupi i deputeteve te listes se miqesise Shqiperi SHBA, duke theksuar se nuk ka qene kurre ne ate liste.

“Nje informacion mediatik ben fjale per heqjen e emrit tim nga lista e miqesise Shqiperi-Amerike !

-E para une nuk di te kem qene pjese e listes se miqesise Shqiperi -SHBA se nuk ma ka thene asnjeri deri me sot

-E dyta, edhe nese kam qene dhe jam heqe nuk besoj se eshte rekomandim i ambasades amerikane., por nje loje qe dikush e luan dhe perdor dhe emrin tim. Nuk besoj se ambasada amerikane ka rene ne kurthin e dizinformacioneve te plitikes shqiptare !

-E treta, Nuk jam pjese e as nuk kam per te qene kurre as une e as familja ime e asnje inkriminimi. Askush nuk me perbalt dot. Une jam Pjerin Ndreu i paster si kristali“,

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + four =