Real Madridit i rikthehen dy futbollistë për ndeshjen e Kupës së Mbretit - Arbëria News

Real Madridit i rikthehen dy futbollistë për ndeshjen e Kupës së Mbretit

Santiago Solari e ka zbuluar listën e skuadrës së tij për ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit kundër Gironës, dhe i ka pushuar dy futbollistë.

Real Madridi do të përballët sonte me Gironën në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Kupën e Mbretit në Girona, me Solarin që do të mundë të llogarisë në të rikthyerit Marco Asensio dhe Keylor Navas.

Los Blanocs udhëheqin 4-2 nga ndeshja e parë në Santiago Bernabeu, gjë që i ka dhënë mundësi trajnerit t’i pushojë Luka Modricin dhe Brahim Diazin për ndeshjen e kthimit.

Për më tepër, Marco Asensio dhe Keylor Navas janë rikthyer nga lëndimi dhe Alvaro Odriozola është pushuar sepse do të jetë titullar të dielën ndaj Alavesit për shkak të suspendimit të Dani Carvajalit.

Lista prej 20 futbollistëve do të shkurtohet në vetëm 18 lojtarë për skuadrën e ndeshjes dhe ndër të larguarit nga kjo listë me gjasë do të jetë Luca Zidane, portieri i tretë i Realit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − eight =