Real Madrid:Ronaldo në hije , gabon shumë dhe vendos Championsin - Arbëria News

Real Madrid:Ronaldo në hije , gabon shumë dhe vendos Championsin

13267855_1251916724854787_789856491853740834_n

 

Cristiano Ronaldo hyri në fushën e lojën totalisht jashtë forme , preku shumë pak topa dhe humbi një rast të mirë shënimi , por penalltia e tij vendosi finalen

8 vite përpara në Moskë Ronaldo u prezantua në pikën e bardhë të penalltisë si personi që do t’i humbiste Manchester United Champions League  në derbin e parë anglez në një finale kaq të madhe. Por më vonë u prezantua John Terry i cili rrëshkiti dhe kështu historia ndryshoi. Në San Siro CR7 , ndërkohë që e ka ngritur jo vetëm një herë këtë trofe , vendosi shenjën e tij : tashmë është simboli i Real Madrid , Zidane e vendosi si goditësin e tij të fundit pas shtyllës së Juanfran. Cristian godet dhe nuk gabon topin e fundit të Champions 2015-2016. Në një turne ku shënoi 16 gola duke qëndruar vetëm 1 gol larg rekordit të tij vendosur më 2014.

Ronaldo hyn në fushë duke caluar. Në finale vjen i caluar. Përpara sfidës ndihej mirë por një sentencë e tij lëshonte vend për reflektim : “Premtoj që do të mësoj të kursehem…” . Po ndoshta do të ishte mirë ta bëje. Në San Siro nuk hyri asnjëherë vërtetë në lojë as në 15 minutëshin e parë të sfidës ku Real ishte padrone e lojës. Preku shumë pak topa ku pjesën më të madhe të topave i shpërdoroi. Madje gaboi dhe një rast përpara golit të Carrasco. Por ama atë më të rëndësishmin e dërgoi në rrjetë. Nuk vlen për renditjen e golashënuesve madje as për të thyer një tabu (nuk ka shënuar kurrë aty dhe ku Real asnjëherë s’ka fituar) , por vlen më shumë se aq. Vlen një Champions. “L’undecima” . Trofeu i 3-të për të.

“Fitore e madhe dhe speciale deshëm vetëm trofeun. Ishte një garë e komplikuar , por treguam se kemi eksperiencë. Fitore e merituar edhe pse penalltitë janë një llotari. Nëse jam më  i miri në botë? Jam i lumtur për rekordet e mia dhe për Zidane. E nisi me shumë punë , e meriton pankinën e Realit” –deklaron në fund CR7

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + ten =