Reforma në drejtësi/ Ja pse vjen me vonesë "Po-ja e pjekur" e PD-së - Arbëria News

Reforma në drejtësi/ Ja pse vjen me vonesë “Po-ja e pjekur” e PD-së

basha-620x330

Partia Demokratike do ta miratojë në parim draftin me ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Burime zyrtare bëjnë të ditur për Top Channel se, there ky është vendimi, viagra 60mg që opozita ka marrë pas një diksutimi të gjatë politik dhe mes ekspertëve të saj.

Por vota “pro” në parim e demokratëve, malady në mbledhjen e së hënës në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi, nuk do të thotë që opozita nuk ka vërejtje për draftin e prezantuar nga ambasadorët.

Të njëjtat burime konfirmuan se, opozita sheh si të plotësuara disa nga kërkesat e saj, që zbehin ndikimin dhe kapjen politike të sistemit të drejtësisë, apo që rrezikojnë funksionimin e insitucioneve të reja.

Qëndrimin e saj zyrtar, Partia Demokratike pritet ta bëjë publik disa orë më vonë nëpërmjet një dokumenti, ku do të shpjegojë me detaje se çfarë është pranuar prej kërkesave të saj dhe çfarë nuk shkon në draftin me ndryshimet kushtetuese.

Një prej çështjeve politike ende të pazgjidhura është ajo se, me çfarë shumice zgjidhen disa prej anëtarëve në institucionet e reja kyçe, që krijohen në sistemin e drejtësisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =