Reforma në drejtësi/ Meta konferencë shtypi në orën 12:00, ende nuk dihet arsyeja - Arbëria News

Reforma në drejtësi/ Meta konferencë shtypi në orën 12:00, ende nuk dihet arsyeja

IMG_7761-2

Kryetari i Parlamentit, viagra Ilir Meta në orën 12:00 do të dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk dihet se çfarë do të komunikojë për mediat kryeparlamentari, cost por mendohet se në fokus do të jetë reforma në drejtësi.

Më 21 korrik drafti me ndryshimet kushtetuese do të kalojë në Parlament për votim, visit this ndërsa ende mes palëve politike nuk ka një marrëveshje.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA Donald Lu i ka dhënë ultimatum Kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha që të takohen ditën e hënë dhe të mos dalin nga takimi deri sa të arrijnë konsensus.

Ndoshta, konferenca e sotme e Metës do të fokusohet në këtë pikë, duke u kërkuar Ramës dhe Bashës që të takohen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kujtojmë se LSI ka shprehur qëndrimin e qartë se reforma në drejtësi duhet të votohet vetëm me konsensus dhe jo në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + seventeen =