Reforma në Drejtësi, Presidenti paralajmëron blerjen e votave - Arbëria News

Reforma në Drejtësi, Presidenti paralajmëron blerjen e votave

nishani

Presidenti i Republikës, pills Bujar Nishani, gjatë një interviste ka deklaruar se ndaj tij ka nisur një fushatë për ta shfaqur në publik se është kundër Reformës në Drejtësi. Kreu i shtetit ka theksuar se ai ka qenë ndër nismëtarët e nisjes së reformës që në 2014, kur uli në një tryezë palët dhe ekspertët e Komisionit të Venecias.

Presidenti ka renditur disa nga arsyet pse Reforma në Drejtësi duhet të diskutohet në nivel politik dhe jo nga ekspertët. Sipas tij, ekspertët nuk mund t’u japin zgjidhje problemeve të ngritura nga Komisioni i Venecias. Më tej, Nishani ka paralajmëruar një skenar që mazhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Por Presidenti ka thënë se mazhoranca nuk i ka e vetme votat dhe për këtë arsye mund të miratohet me ‘blerjen’ e votave të disa deputetëve të Kuvendit.

Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e maxhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shëro­het sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit? Pra, kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”­ thotë Nishani.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + eleven =