Rënia e euros "alarmon" eksportuesit. Si e shohin Tabaku, Kushi dhe Haxhinasto - Arbëria News

Rënia e euros “alarmon” eksportuesit. Si e shohin Tabaku, Kushi dhe Haxhinasto

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike

Rezultate imazhesh për jorida tabaku

Rënia e euros është një shqetësim që është prekur shumë pak nga qeveria dhe Ministria e Financave. Sipas meje, janë dy arsyet më të forta që kanë prodhuar zhvlerësimin e pazakontë të monedhës europiane: shqetësimi i parë lidhet me flukset e mëdha të monedhës që kanë hyrë në rrugë informale nga droga dhe krimi organizuar. Sic edhe raporti DASH e konfirmon, këto fluske janë investuar në beton (pra ndërtim) dhe kanë prodhuar një zhvlerësim të pazakontë.

Shqetësimi i dytë lidhet me politikën e qeverisë, e cila në përpjekje për të mbajtur sa më ulët borxhin nuk reagon ndaj këtij zhvlerësimi që në rastin më të mirë prek edhe interesin që ne paguajmë për borxhin.

Pasojat e të dy veprimeve janë makro dhe prekin përditshmërinë e qytetarëve. Ulja e borxhit është fiktive dhe jo reale, kurse flukset e parave që futen në rrugë informale janë të pashëndetshme për ekonominë.

 

Evis Kushi, deputete e Partisë Socialis

Imazh i ngjashëm

Zakonisht luhatjet e euros ndikohen nga shumë faktorë të cilët mund të jenë të brendshëm por edhe faktorë të ndikuar nga lëvizjet në bursat ndërkombëtare. Unë dua të theksoj që, përveç të tjerave, dy faktorë të rëndësishëm për rënien e Euros aktualisht në vend janë edhe turizmi dhe remitancat.

Me fillimin e sezonit turistik të verës, tradicionalisht ka një ofertë të shtuar të monedhës së huaj nga emigrantët dhe turistët.

Por këtë vit sipas parashikimeve pritet një fluks akoma më i lartë i turistëve, madje sipas informacioneve një pjesë e madhe e hoteleve i kanë marrë që në dimër rezervimet dhe parapagimet, dhe kjo ka filluar të japë ndikim më herët se zakonisht.

Por ndryshimet e kursit të këmbimit gjithmonë shoqërohen me rreziqe të mundshme.

Në rastin konkret, rënia e euros ka rritur rrezikun për bankat që kanë dhënë kredi në euro, si dhe për individët që kanë kursime në euro apo që jetojnë me dërgesat e të afërmve emigrantë. Po ashtu, ndikim negativ ka edhe për eksportuesit, të cilët shesin në euro por shpenzimet e tyre kryesore brenda vendit i kanë në lekë.

Nga ana tjetër, duhet të nënvizojmë që kjo situatë sjell edhe përfitime në shumë raste. Për shembull shlyerja e borxhit publik dhe borxhit të biznesit bëhet më e lehtë, ndërkohë që përfitojnë gjithashtu edhe importuesit, huamarrësit në euro, dhe të gjithë ata individë apo subjekte që kanë detyrime në euro.

Megjithatë, duhet theksuar se, pavarësisht zhvlerësimit të euros në treg tashmë për një periudhë të gjatë kohore, si dhe pavarësisht politikës së de-euroizimit që po ndiqet nga Banka e Shqipërisë, niveli i depozitave të kursimit në euro vazhdon akoma të jetë i lartë, duke reflektuar kështu besimin e madh të shqiptarëve tek monedha evropiane.

 

 

Edmond Haxhinasto, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Rezultate imazhesh për edmont haxhinasto

Banka e shqipërisë duhet jo vetëm të monitorojë atë që ndodh në tregun e këmbimit, ku po konstatohet rënia e euros dhe forcimi i menjëhershëm i lekut, por të jetë e përgatitur dhe të ketë instrumenta për të ndërhyrë, sic ka ndodhur edhe në vendet e tjera me Bankat Qendrore, si p.sh Rezervat Federale.

Lidhur me situatën e krijuar nga rënia e euros, që prek eksportuesit duhet bërë një balancë lidhur me atë që synojnë: të nxisim eksportet apo të blejmë më lirë mallrat dhe produktet nga importet.

 

 

Aurora Sulce, Ekonomix.al

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 7 =