Reshjet e 1 muaji nuk mposhtin krizën e energjisë. Niveli i Fierzës ka arritur në… - Arbëria News

Reshjet e 1 muaji nuk mposhtin krizën e energjisë. Niveli i Fierzës ka arritur në…

Situata e vështirë hidrike ka bërë që fatura e importeve të energjisë për 6 muajt e parë të vitit të arrijë shifrën e 100 milionë eurove.

Fierza

 

Reshjet e muajit Maj kanë rritur nivelin në basenin e Fierzës duke e çuar në 290 metra, por sërish ky nivel nuk garanton furnizimin me energji për sezonin veror. OSHEE ka nisur importin e energjisë edhe për Qershorin.

“Jemi duke optimizuar prodhimin e energjisë në mënyrë që të përdorim Fierzën në momentin e muajve që kanë energjinë më të shtrenjtë. Përpara dy ditësh mbyllëm pjesën e parë të importeve për qershorin për një sasi që kapi vlerën e 3.5 milionë Eurove”, thotë Elton Sevrani, drejtor i divizionit të shitjeve.

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës është duke punuar me kohë të kufizuar, ndërsa konsumi i energjisë po përballohet nga Hec-i i Komanit dhe blerjet e OSHEE-së nga jashtë. Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 290 metra, 4 metra më poshtë mesatares shumëvjeçare, ndërsa në këtë periudhë duhet të kishte pikën më të lartë të tij.

“Maji përmirësoi disi situatën, por kemi përpara sezonin veror”.

Fatura e kripur për kompaninë e shpërndarjes ka bërë që në disa raste ajo të prekë planin e investimeve.

“Në disa raste Këshilli Mbikëqyrës ka pezulluar dhe reduktuar planin e investimeve”.

Për qershorin, parashikohet që vlera e importeve të arrijë në 10 milionë Euro, ndërsa përpara disa ditësh kompania mbylli prokurimin për një sasi prej 72 mijë megavat orësh, të cilën e siguroi me një çmim mesatar prej 47.9 Euro për megavat/orë. Kriza në sektorin e energjisë ka ndikuar negativisht në prodhimin kombëtar duke ngadalësuar edhe rritjen ekonomike të vendit. /Tv Klan/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − fifteen =