Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm 18 milionë£! - Arbëria News

Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm 18 milionë£!

 

Më i pasuri i Francës premtoi se do të dhuronte 800 milionë £, për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, pas zjarrit, por muajin e kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.
Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë puna restauruese.
Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Dam” kanë pritur për të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata
Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 3 =