Riberi i bindur se Bajerni mund të fitojë gjithçka - Arbëria News

Riberi i bindur se Bajerni mund të fitojë gjithçka

Franck Ribery i ka siguruar të gjithë se te Bajerni i Mynihut kanë mësuar nga gabimet e sezonit 2013-2014 dhe në këtë vit do të bëjnë gjithçka për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Bavarezët e fituan titullin e Bundesligës në kohë rekord sezonin e kaluar, remedy sukses që u pasua edhe nga ai në Kupën Gjermanisë, megjithatë në Champions League armata e Pep Guardiolës nuk shkoi më shumë se faza gjysmëfinale duke u eliminuar nga Reali i Madridit me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Gjithsesi Ribery ka besim se këtë sezon te Bayerni nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime:

“Do të jetë e vështirë por unë mendoj se kjo skuadër mund të fitojë gjithcka. Ndaj nesh ushtrohet gjithmonë një presion shumë i madh pasi duhet të fitojmë përherë.

Në një klub të madh si Bayerni je i detyruar të fitosh gjithmonë tituj pasi në të kundërt mund të kritikohesh ashpër.

Unë mendoj se ne kemi mësuar shumë nga gabimet e sezonit të kaluar dhe këtë vit do të japim maksimumin për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Fakti që triumfuam në Bundesligë shumë herët ndikoi për keq te ne pasi humbëm shumë nga ritmi që kishim shfaqur në fillim të sezonit”.

Receta e francezit që Bayerni të mos ketë edhe këtë vit të njëjtin fat si sezonin e shkuar është e tillë:

“Nëse edhe këtë sezon e fitojmë titullin kampion në Bundesligë shumë javë përpara fundit duhet të përpiqemi të mbajmë të njëjtën formë deri në fund të sezonit.

Ne nuk mund ti marrim gjërat lehtë kur në Champions League na pret një rival shumë i fortë si Reali i Madridit. Dicka e tillë është pamundur që të ndodhë sërish”.

Bajerni i Mynihut aktualisht ndodhet në Doha të Katarit ku po zhvillon fazën përgatitore të dimrit. Ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2015 bavarezët do ta zhvillojnë në datën 30 Janar përballë Wolsburgut që mban vendin e dytë në Bundesligë me 11 pikë më pak se skuadra e Guardiolës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 9 =