Rikthehen “The Eagles of Death Metal”, grupi do të vijojë koncertin e lënë përgjysmë në Bataclan - Arbëria News

Rikthehen “The Eagles of Death Metal”, grupi do të vijojë koncertin e lënë përgjysmë në Bataclan

eagle-of-death-metal-flickr-cc-2

“The Eagles of Death Metal”, buy information pills grupi kalifornian i muzikës rock, this site i cili po performonte në sallën e koncerteve “Bataclan” kur 90 vetë u vranë nga terroristët e ISIS në sulmin më të rëndë të 13 nëntorit, do të rikthehen në kryeqytetin francez për të vijuar koncertin e lënë përgjysmë.

Është cilësuar si koncerti rock më i pritur i vitit në Paris me biletat që u shitën brenda pak minutave, por prania e ushtarëve e policëve të armatosur që do të ruajnë ambientin dhe e psikologëve që do të mbështesin adhuruesit e traumatizuar nënkupton se nuk do të jetë një koncert si gjithë të tjerët.

“The Eagles of Death Metal”, grupi kalifornian i muzikës rock, i cili po performonte në sallën e koncerteve “Bataclan” kur 90 vetë u vranë nga terroristët e ISIS në sulmin më të rëndë të 13 nëntorit, do të rikthehen në kryeqytetin francez për të vijuar koncertin e lënë përgjysmë.

Koncerti do të zhvillohet të martën në sallën “Olimpia” por ndërsa ngjarja e shumë pritur po afrohet, të mbijetuarit e masakrës së “Bataclanit”, të cilëve iu janë dhënë bileta falas, duhet të përballen me tronditjen emocionale që do të shkaktojë tek ta ndjekja e koncertit, njofton Top Channel.

Ka nga ata të cilët nuk kanë qenë më në gjendje të dëgjojnë këngët e grupit apo të shkojnë në koncerte që prej masakrës së 13 nëntorit e që mendojnë se është ende herët për një iniciativë të tillë.

Tre muaj pas sulmeve të Parisit që lanë të vdekur 130 persona dhe plagosën 350 të tjerë, 40 vetë janë ende në spital duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mbi 1 mijë personave iu është ofruar mbështetje psikologjike. Të shumtë janë ata që kanë marrë plagë që të ndryshojnë jetën, pasi janë qëlluar me kallashnikov nga një distancë e afërt ndërsa kanë humbur gjymtyrët dhe ka shumë që nuk mund të ecin.

Por, edhe ata që i shpëtuan tragjedisë pa asnjë lëndim fizik vuajnë pasoja të rënda psikologjike dhe thonë se rikthimi në jetën normale është tejet i vështirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =