I riu shqiptar kapet me 453 kg drogë në mes të Milanos - Arbëria News

I riu shqiptar kapet me 453 kg drogë në mes të Milanos

Një shqiptar është arrestuar mëngjesin e dy prillit pasi është kapur me një sasi rekord droge në në Famagosta në Milano. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është identifikuar me inicialet L.R 26-vjeç.

Shqiptari i arrestuar është pikasur nga karabinierët italian, pasi ngiste një makinë me shpejtësi në qytet, ndërsa gjatë ndalimit të tij është konstatuar edhe sasia e drogës e fshehur brenda automjetit.
Në automjetin që ngiste shqiptari janë gjetur çanta të mëdha të zeza, brenda të cilave kishte pako të mëdha me marijuanë me një peshë totale prej 240 kg. Por policia nuk u ndal me kaq pasi bëri një kontoll në një garazh që rezulonte të ishte marrë me qira nga 26-vjeçari shqiptar. Garazhi ishte në rrugën “Pestalozzi” ku karabinierët gjetën çanta të tjera të mbushura me marjuanë, pesha e të cilëve shkonte rreth 215 kg.
Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat e trafikimit të 453.5 kilogramëve marjuanë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =