Rozmarina, ilaçi çudibërës që na sjell natyra - Arbëria News

Rozmarina, ilaçi çudibërës që na sjell natyra

Blertina Koka

Rozmarina është një shkurre përherë e gjelbër e vendeve të ngrohta, me lule të vogla ngjyrë qiell ose të bardha, me gjethe të imëta si hala e me erë të këndshme, që përdoren në gjellë ose për të nxjerrë prej tyre një lloj vaji.  E cilësuar nga grekët, romakët dhe egjiptianët e lashtë si e shenjtë, rozmarina (Rosmarinus officinalis), pjesë e familjes së mentes, është më shumë se një erëz aromatike që përdoret në gatim.

Vetitë ushqyese të rozmarinës:

  • E pasur në fibra, hekur, kalcium, tanina, flavonoide dhe vitaminë B6
  • Forcon kujtesën, përmirëson humorin, forcon shikimin dhe ndihmon qarkullimin e gjakut.
  • Ka efekte të dobishme në pacientë që vuajnë nga sistemi nervor dhe qetëson stresin.
  • Ndihmon mëlçinë në funksionin e saj, tretjen dhe lufton mikrobet e dëmshme.
  • Është ilaç i mirë kundër rënies së flokut.
  • Përdorni rozmarinë të tharë në ujin e vaskës për t’u qetësuar dhe tonifikuar!

Përfitimet shëndetësore

Forcon kujtesën

Kur përdoret në aromaterapi, vaji i rozmarinës mund të përmirësojë kujtesën.

Lehtëson dhimbjet

Me lëngun e përftuar nga zierja e rozmarinës masazhoni me kujdes pjesët përreth kokës për të lehtësuar dhimbjet, ose thjesht nuhatja e aromës së rozmarinës thuhet se mund të lehtësojë simptomat e shkaktuara nga migrena

Antibakteriale

Nëse konsumohet si çaj, rozmarina shërben si një freskuese fantastike e gojës.

Detoksifikues

Me një efekt detoksifikues në mëlçi, kjo shkurre e gjelbër mund të ndihmojë në lehtësimin e  urthit në stomak.

Sistem imunitar

Nëse konsumohet rregullisht, rozmarina mund të forcojë sistemin imunitar me antioksiduesit e saj të shumtë.

Si ta ruani?

Rozmarina mund të zgjasë më shumë se dy javë në frigorifer nëse mbështillet me një pecetë të lagur.

Rozmarina mund të qëndrojë e ngrirë për më shumë se 6 muaj ose të thahet.

Mos e lani derisa ta përdorni, pasi mund të prishet.

E dinit?

  • Në shekullin XVI njerëzit digjnin rozmarinë në shtëpi pasi mendohej se mund ta dezinfektonte atë.
  • Si simbol i dashurisë dhe besnikërisë, nusja dhe dhëndri mbajnë me vete një lule rozmarinë.
  • Grekët e lashtë mendonin se rozmarina ishte një bimë magjike për shkak të vetive të saj për përmirësimin e kujtesës./ Shendeti.com.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − eleven =